Arsenali vazhdon rrugën pa u trembur drejt titullit të Premierligës

Arsenali është rikthyer me fitore në Premierligë, duke e vazhduar kështu serinë e fitoreve që kishte para pushimit të Kupës së Botës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore me përmbysje kundër West Ham Unitedit. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1. […]

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore me përmbysje kundër West Ham Unitedit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1. Për Arsenalin ishte kjo fitorja e katërt radhazi.

Mohamed Said Benrahma i kaloi fillimisht mysafirët në epërsi, duke shënuar nga penalltia në minutën e 26-të.

“Çekanët” shkuan në pushim me epërsi minimale, por “Topçinjtë” përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Bukayo Saka barazoi fillimisht shifrat në minutën e 53-të, teksa Gabriel Martinelli pas pesë minutash (58’) e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Braziliani shënoi pas asistimit të Granit Xhakës.

Golin e tretë dhe të fitores për vendasit e shënoi Eddie Nketiah, në minutën e 69-të.

Arsenali pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me shtatë pikë më shumë se Newcastle United që momentalisht ndodhet i dyti.

West Hami me 14 pikë ndodhet në pozitën e 16-të.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova