Xhaka: Nuk duhej ta kisha bërë shqiponjën ndaj Serbisë

Xhaka: Nuk duhej ta kisha bërë shqiponjën ndaj Serbisë

Granit Xhaka beson se nuk duhej ta kishte bërë simbolin e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë. Zvicra kishte shënuar fitore 2:1 kundër Serbisë në Kupën e Botës së vitit 2018, falë golave të dy futbollistëve nga Kosova, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. KFOR-i hap konkurs për disa vende të punës, këto janë profesionet që kërko… […]

Granit Xhaka beson se nuk duhej ta kishte bërë simbolin e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë.

Zvicra kishte shënuar fitore 2:1 kundër Serbisë në Kupën e Botës së vitit 2018, falë golave të dy futbollistëve nga Kosova, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

KFOR-i hap konkurs për disa vende të punës, këto janë profesionet që kërko…
Të dy futbollistët kishin festuar duke e bërë shqiponjën me duar, festim që kishte ngjallur reagime të shumta dhe vazhdimisht komentohet edhe ditëve të sotme.

Xhaka ka dhënë së fundmi një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, ku mes tjerash tha se nuk duhej ta kishte bërë atë festim.

“Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen ndaj Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, tha mesfushori i Arsenalit.

“E dini, unë kam pasur dy ndërprerje në karrierën time. Një në ndeshjen me Arsenalin në Crystal Palace kur u shava dhe në atë ndeshje kundër Serbisë kur bëra atë gjest”, shtoi 30-vjeçari.

“Blick” e arsyetoi “shqiponjën e Xhakës” duke përmendur faktin se babai i tij, Ragipi, ishte një i arrestuar politik nga forcat serbe. Ai ishte i dënuar me tre vjet burg.

“Ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha njëzet vjeç, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, tha kapiteni i “Helvetikëve”, përcjell Gazeta Express.

Zvicra është e shortuar me Serbinë në një grup edhe në Kupën e Botës “Katar 2022”. Brazili dhe Kameruni janë dy kombëtaret tjera të Grupit G.

Xhaka u pyet nëse babai i tij do të jetë i pranishëm në stadium, teksa ai u përgjigj duke thënë: “Jo, ai qëndron në shtëpi. Familja ime nuk do të jetë atje”.

Ish-mesfushori i Baselit dhe Borussia Monchengladbachit u pyet edhe për shortin, teksa tha se Serbia do të ishte kundërshtari i fundit që do ta kishte dëshiruar.

“Ky ishte kundërshtari i fundit që e kisha dëshiruar. Por, shpresoj që deri në momentin e ndeshjes të jemi më përpara falë dy fitoreve. Atëherë ne mund ta përballojmë lojën pa presion”, deklaroi Xhaka.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova