Vuçiq: Dy ditë më parë Prishtina kishte një marrëveshje më të mirë sesa ajo që arritën dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucione derisa të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, që ishte kushti i dytë i tyre, së bashku me atë që të mos ketë gjoba për veturat me targa KM, shkruan N1info. Ai tha se rinovimi i targave KM po […]

Ai tha se rinovimi i targave KM po shkon normalisht dhe se nuk ka asnjë detyrim në këtë drejtim. Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai tha se Serbia ka “vijat e kuqe”.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë pastaj – na bombardoni, na kërcënoni me sanksione, çfarë?”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp në Beograd, pas një takimi me presidentin e Republikës Sërpska Milorad Dodik dhe anëtaren e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat mbahen më 18 dhjetor, ai thotë se serbët nga Kosova kanë thënë se kushti i tyre është formimi i Asociacionit.

“Edhe nëse dua – dhe nuk dua – nuk mund t’i bind serbët në Kosovë për një gjë të tillë”, tha Vuçiq, shkruan KlanKosova.

Ai shtoi duke thënë se “nuk është një periudhë e lehtë para nesh”, por se beson që “do të arrijmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin”.

Sipas Vuçiqit tabelat KM në Kosovë “mbesin dhe mbijetojnë” dhe se rinovimi i tyre vazhdon normalisht, sepse “asgjë nuk ka obligim në këtë çështje”.

“Ata (Prishtina) kishin një marrëveshje më të mirë dy ditë më parë se ajo që arritën dje”, deklaroi presidenti serb.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit