Tjetër aksident i rëndë trafiku: Pesë të lënduar në Lluzhan të Podujevës

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti sonte në Lluzhan të Podujevës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura. Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00. “Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë […]
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.











