Rusia shtyn bisedimet bërthamore me SHBA-në

Rusia shtyn bisedimet bërthamore me SHBA-në

Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve bërthamore për shkak të dallimeve në qasje dhe për shkak të tensioneve lidhur me Ukrainën, tha një diplomat rus. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se vendimi i Moskës për të shtyrë bisedimet me SHBA-në – që pritej […]

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se vendimi i Moskës për të shtyrë bisedimet me SHBA-në – që pritej të mbaheshin këtë javë në Kajro – është marrë nga niveli politik.

“Ne po përballemi me një situatë kur kolegët tanë amerikanë nuk po tregojnë se janë të gatshëm të dëgjojnë sinjalet tona dhe as të marrin parasysh prioritetet tona”, tha ai për gazetarët në Moskë.

Ryabkov pretendoi se SHBA-ja ka dëshiruar që t’i përqendrojë bisedimet vetëm në rinisjen e inspektimeve sipas traktatit New START dhe ka shpërfillur kërkesat e Moskës që të diskutohet edhe për çështje specifike që lidhen me armët që janë pjesë e traktatit që synon kufizimin e armëve strategjike.

SHBA-ja tha më 28 nëntor se Moska ka vendosur njëanshëm të shtyjë bisedimet e Kajros dhe ka thënë se do të propozojë data të reja për mbajtjen e tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në bisedime, duke shtuar se pret që ato të mbahen sa më shpjet, pasi “rinisja e inspektimeve është prioritet për të ruajtur traktatin si instrument i stabilitetit”.

Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.

Disa ditë para se traktati të skadonte në shkurtin e vitit 2021, Rusia dhe SHBA-ja u pajtuan që ta zgjasin edhe për pesë vjet.

Në gusht, Rusia deklaroi se do të ndalonte përkohësisht inspektimet e SHBA-së, duke argumentuar se kufizimet e udhëtimeve, sanksionet ndaj kompanive ajrore ruse, që janë vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, e kanë bërë të vështirë që ekspertët ushtarakë rusë të vizitojnë uzinat bërthamore të SHBA-së për të kryer inspektime.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja