Rikthehet eksperti gjerman i Kurtit për Bllokun A5 – Do paguhet 53 mijë euro në dy muaj

Rikthehet eksperti gjerman i Kurtit për Bllokun A5 – Do paguhet 53 mijë euro në dy muaj

Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” të KEK-ut është jashtë funksionit që nga 19 korriku i 22-tës. Bazuar në ecurinë e punimeve, ky bllok zor se do të mund të rikthehet në këtë dimër, ani pse Kosova pritet të futet në një situatë kritike të furnizimit me rrymë, pasi të ulen temperaturat, shkruan Periskopi. Punëdhënësi […]

Punëdhënësi më i madhi në Kosovë, Korporata Energjetike, po tregon se nuk ka njerëz që i dinë krejt punët e korporatës. Kompania po angazhon ekspertë nga jashtë për të zgjidhur problemet aty, ani pse i ka të punësuar dhjetëra inxhinier. Kjo pos që ka kosto, po merr shumë kohë derisa po përfundojnë procedurat tenderuese nëpërmjet të cilave edhe duhet të bëhet kontraktimi.

Në mënyrë urgjente KEK-u ka lidhur kontratë me kompaninë gjermane “DSD Power Technologies GmbH” për angazhimin e ekspertëve për dhënien e rekomandimeve për aftësimin e bllokut A5. Rrjedhimisht, aty do të punësohet një ekspert për 60 ditë asistim në një shumë prej 52,760.00 eurove. Eksperti pritet të jetë po ai i njëjti që kishte asistuar edhe në dhënien e rekomandimeve në vitin e kaluar kur kishte dal jashtë funksionit Blloku B2, i cili ishte apostrofuar si “eksperti gjerman i Kurtit”.

Blloku ra në verë, KEK-u punon në mes të dimrit

Me rënien e temperaturave, Kosova pritet të futet në një krizë të furnizimit me rrymë, ngase prodhimi i KEK-ut nuk do ta mbulojë kërkesën, ndërsa importi është shumë i shtrenjtë.

Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” të KEK-ut është jashtë funksionit që nga 19 korriku i 22-tës dhe i njëjti prodhon rrymë rreth 130 MWh. Po të sigurohet kjo sasi shtesë e energjisë gjatë kohës së pikut në javët në vijim situata do të ishte pak më e butë. Arsyejet që blloku nuk mund të lëshohet edhe disa muaj janë procedurat e prokurimit të cilat zyrtarët e korporatës nuk po i udhëheqin me përgjegjësi konfomë situatës emergjente.

Periskopi, ka raportuar para disa ditëve se, që në muajin Korrik, KEK-u shpalli tender që të riparojë turbinën dhe kaldajën, por në një iniciativë tenderuese kishte dështuar. Ka dështuar edhe gjysma e iniciativës së dytë.

Prokurimi i KEK e ka anuluar para tri ditëve aktivitetin e prokurimit: “Riparimi kapital i njësisë A5 në TC Kosova A LOT 1 Riparimi kapital i turbinës dhe gjeneratorit LOT 2 Riparimi kapital i kaldajës”. Në fakt e ka anuluar vetëm pjesën e dytë të kontratës, ndërsa të parën tashmë e ka lidhur më një kompani maqedonase, por që të ndizet blloku duhet të kryhen te gjitha punët, ndërsa procedurat tenderuese do të marrin kohë edhe disa muaj.

“Autoriteti Kontraktues, anulon LOT 2 pas përfundimit të negociatave, për arsye se Operatori Ekonimik i propozuar për kontratë ka njoftuar Autoritetin Kontraktues se për shkak të pamundësisë së sigurimit të materialeve nga prodhuesit (ndryshimet globale në treg) nuk është në gjendje ta realizojë këtë kontratë brenda afatit të përcaktuar në dosje te tenderit”, thuhet në arsyetimin  anulimit të kësaj procedure tenderuese që e ka parë Periskopi.

Fillimisht, për këtë tender, korporata kishte ndarë fiks 6 milionë euro, dhe kishte vendosur që në fund të muajit gusht të zhvillonte negociata vetëm me disa kompani të caktuara. Pra, tenderi ka qenë i mbyllur, jo i hapur për pjesëmarrje të gjerë.

Për pjesën e parë “Riparimi kapital i turbinës dhe gjeneratorit”, fitues është nxjerra kompania nga Maqedonia “MONTING ENERGETIKA DOO” në një vlerë prej 5,136,228.90 eurove.

Veprimtaria kryesore e kësaj ndërmarrje private është ndërtimi, mirëmbajtja, remontet, rindërtimi dhe revitalizimi i objekteve industriale dhe energjetike, si dhe prodhimi i pajisjeve energjetike. Kjo kompani nuk ka marrë pjesë më herët në punët e KEK-ut, ndonëse është e njohur për punët tenderuese në rajon.

Për pjesën e dytë: “Riparimi kapital i kaldajës”, KEK-u ka zhvilluar negociata më tri kompani, një vendore e dy të huaja. Dy kompanitë e huaja kishin ofertuar çmim më të lirë, por KEK kishte vendosur që të shpallë fitues kompaninë vendore më të shtrenjtë nga Obiliqi “Intering” shpk e cila është në pronësi të biznesmenit, Xhevdet Shoshi. Vlera e ofertuar nga kjo kompani është 4,162, 122.19 euro.

Kompania gjermane “Litwin Sa” ka ofertuar më çmim prej 4, 012, 035. 00 euro. Ndërsa kompania tjetër gjermane ka qenë më e lira “Steag Energy Servics GMBH”, me ofertë 3, 540, 000. 00 euro. Por kompania kosovare, siç ka thënë KEK-u, është tërhequr në pamundësinë e sigurimit të materialeve nga prodhuesit dhe prokurimi korporatës ka qenë i detyruar që të bëjë anulimin e procedurës tenderuese, dhe rrjedhimisht do të zhvillojë procedurë të re nga fillimi.

Në një vlerë prej 15 milionë e 506 mijë euro, kjo kompani ishte kontraktuar në verë nga KEK-u më një tender një burimor. KEK kishte vendosur të lidhë kontratë të negociuar për tenderin “Dizajnimi, furnizim dhe kryerja e punëve lidhur me dilatimet e kaldave B2 dhe B2 në TC Kosova B”. Ndonëse KEK-u kishte vendosur një buxhet në vlerë prej 11.6 milionë euro, pas negociatave vlera në vend se të ulet ishte rritur edhe për rreth 4 milionë euro.

Fillimisht, prokurimi i KEK-ut kishte hapur procedurë tenderuese për të njëjtin tender në dy lote, që në muajin qershor të këtij viti. Procedura e prokurimit ka qenë e hapur, por pas një muaji ishte anuluar në tërsi aktiviteti i prokurimit, pasi nuk ka pasur asnjë ofertë.

Aktualisht blloqet e KEK-ut në prodhim janë  njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h dhe B2 më afro 260 MW/h.

Blloku A5, në bazë të planifikimeve të mëhershme që bëhen në KEK për mirëmbajtjen e stabilimenteve dhe për rehabilitimin e tyre, ishte paraparë të bëhet remonti kapital që në muajt e verës të vitit 2021. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot