Presidentja Osmani për zgjedhjet në veri: Mund të mbahen me 18 dhjetor

Presidentja Osmani për zgjedhjet në veri: Mund të mbahen me 18 dhjetor

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me përfaqësues të partive politike, ka thënë se është diskutuar data 18 dhjetor, si më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, ku janë tërhequr kryetarët e tyre. “Takimi i sotëm, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, dhe të gjitha partitë që […]

“Takimi i sotëm, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, dhe të gjitha partitë që janë të regjistruara në regjistrimin e KQZ-së, me seli në komunat ku do të mbahen zgjedhjet, u ftuan sot për të diskutuar datën e zgjedhjeve”, ka thënë Presidentja.

Osmani ka thënë se, sipas ligjit, data e fundit për t’i shpallur zgjedhjet është data e nesërme.

Presidentja tregoi se janë diskutuar dy data të mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Nga të gjitha partitë prezentë, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, sepse është data e fundit që lejohet”, ka thënë Osmani, duke shtuar se e ka zgjedhur këtë datë sepse do të jepej më shumë hapësirë për organizim.

“Opsion tjetër është data 11 dhjetor”, thotë Presidentja.

“Sipas të gjitha gjasave, do të shkojmë me datën 18, sapo t’i kemi konfirmimet e duhura nga KQZ, që gjithçka është në rregull me këtë datë sa i përket përgatitjeve, por edhe nga institucionet e sigurisë”, tha Presidentja.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik