Ndërprerje të mëdha të energjisë në Ukrainë si pasojë e sulmeve ruse

Ndërprerje të mëdha të energjisë në Ukrainë si pasojë e sulmeve ruse

Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektrike, pas sulmeve të njëpasnjëshme ruse që janë raportuar në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kievin. Shteti fqinj, Moldavia, ka raportuar po ashtu ndërprerje të energjisë, ndonëse nuk është goditur drejtpërdrejt. Kryetari i Lvivit u ka bërë thirrje banorëve që të gjejnë vende strehimi, derisa zyrtarët e rajonit […]

Shteti fqinj, Moldavia, ka raportuar po ashtu ndërprerje të energjisë, ndonëse nuk është goditur drejtpërdrejt.

Kryetari i Lvivit u ka bërë thirrje banorëve që të gjejnë vende strehimi, derisa zyrtarët e rajonit të Kievit kanë thënë se janë dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë kritike.

Rusia ka shtuar së fundi sulmet ndaj rrjetit ukrainas të energjisë.

Zëvendëskryeministri moldav, Andrei Spinu, ka thënë që më shumë se gjysma e Moldavisë ka mbetur pa rrymë.

“Ndërprerje të mëdha të energisë në Moldavi, pas sulmeve të sotme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë”, ka thënë ai.

Besohet që sulmet ruse kanë shkatërruar gjysmën e sistemin ukrainas të energjisë dhe miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa dimri afrohet.

Ditëve të fundit, autoritetet u kanë thënë banorëve që duhet të konsiderojnë edhe mundësinë e largimit nga shteti për të zvogëluar kërkesën në rrjetin energjetik.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot