Molliqaj: Kurti po i sjell në jetë projektet e vjetra që refuzoi dikur Kosova

Molliqaj: Kurti po i sjell në jetë projektet e vjetra që refuzoi dikur Kosova

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes në lidhje me procesin e dialogut. Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Kurti “ka sjellë në jetë fantazmat” e vjetra që dikur refuzoi Kosova. “Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) […]

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Kurti “ka sjellë në jetë fantazmat” e vjetra që dikur refuzoi Kosova.

“Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit”, ka shkruar Molliqaj.

Sipas kreut të PSD-së, me anë të këtyre modeleve normalizohet njohja e Asociacioni formohet.

Postimi i plotë:

Çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova.

Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit.

Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet.

Mosnjohja normalizohet, Asociacioni formohet, konflikti spostohet, problemi thellohet. E tërë këtë na tregtojnë si fitore.

Dokumente e plane, drafte e propozime. Sillemi rreth projekteve të vjetra, që i riciklon qeveria e re, mbështjellur me një letër vezlluese, me një fjongo në ballë.

Këta harrojnë që Kosova ka memorie për ngjarjet. Nuk i kemi djegur kujtimet me ardhjen e pushtetit të ri. As rezitencën kundër okupimit. Prandaj rezistenca vazhdon.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik