Mediumi i njohur paralajmëron dokumentin: Asociacioni sipas planit franko-gjerman

Albanian Post, paralajmëron publikimin e koncept dokumentit për Asociacionin që rrjedh nga plani franko-gjerman, për nesër, e martë (15 nëntor). Për shkak se një nga çështjet më problematike për Kosovën është pranimi i pikës nëntë në propozimin franko-gjerman, që imponon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, rrjedhimisht formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, […]
Për shkak se një nga çështjet më problematike për Kosovën është pranimi i pikës nëntë në propozimin franko-gjerman, që imponon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, rrjedhimisht formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, ka hartuar një “koncept këshillëdhënës/advaisory note” se si do të duhej të formohej Asociacioni pa e prekur kushtetutshmërinë e Kosovës.
Dokumenti prej nëntë faqesh shpjegon në detaje se cila është rruga drejt themelimit të Asociacionit, derisa paraprakisht është konstatuar se “Asociacioni/Komuniteti i Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Kosovës nga ligji i ratifikuar nga Marrëveshja e Parë e Principeve për Normalizimin e Raporteve”.
Gjithsesi, dokumenti hedh poshtë idenë e krijimit të Asociacionit të barasvlershëm apo identik me Asociacionin e Komunave të Kosovës (ashtu siç i referohet kryeministri Albin Kurti), apo në formën e një Organizate Jo Qeveritare (siç i referohet presidentja Vjosa Osmani).
“Asociacioni aktual i Kosovës i themeluar përmes ligjit për Lirinë e Asociacioneve nga Organizata Jo Qeveritare, neni 16, Shpjegon në pikën 2 se Asociacioni i këtij lloji (siç është Asociacioni aktual i Komunave të Kosovës) formohet nga tre ose më shumë persona”, rrjedhimisht “nuk është asociacion nga komunat por nga individët”.
Pra, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe s’mund të bëhet pjesë e një asociacioni të themeluar nga individët e jo nga vetë komunat.
Ndërsa nonsensi juridik shpërfaqet edhe më shumë, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kur thuhet se Asociacioni mund të jetë në formën e një OJQ-je.
Komuna është një nën-ndarje politike e shtetit, një qeveri lokale për të ofruar qeverisje për një grup njerëzisht brenda një territori të caktuar, prandaj “meqë komunat janë pjesë e shtetit, si mundet një organizate e themeluar prej shtetit të jetë e pavarur nga shteti?”.
“Përbën një nonses ligjor”, shkruhet në konceptin këshillëdhënës të ekspertëve.
AP paralajmëron publikimin e dokumentit për nesër.











