“Më quajtën majmun” – Mbappe e pranon se kishte menduar largimin nga Kombëtarja e Francës

Në intervistën e tij si ylli i fundit i kopertinës për “Sports Illustrated”, Kylian Mbappe konfirmoi se po mendonte të largohej nga Kombëtarja e Francës. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit e mendoj largimin për shkak se po përballej me fyerje raciste. Mbappe shpjegoi se ai pati një takim të shkurtër me presidentin e Federatës së Futbollit […]

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit e mendoj largimin për shkak se po përballej me fyerje raciste.

Mbappe shpjegoi se ai pati një takim të shkurtër me presidentin e Federatës së Futbollit të Francës, Noël Le Graët, pas Kampionatit Evropian “Euro 2020”, në të cilin humbi penalltinë vendimtare në ndeshjen kundër Zvicrës, në të cilën francezët u eliminuan.

“Për njerëzit që mendojnë se jam majmun. Unë nuk do të luaj”, ishte mendimi që po e shtynte 23-vjeçarin drejt largimit.

Megjithatë, ai thotë se pas diskutimit me njerëzit rreth tij, ai vendosi se “dorëheqja” nuk ishte mesazhi i duhur për t’u dhënë.

“Mendoj se jam shembull për të gjithë. Kjo është Franca e re… Prandaj nuk hoqa dorë nga kombëtarja. Sepse është një mesazh për brezin e ri se ‘ne jemi më të fortë se kaq’”, deklaroi Mbappe.

Kylian Mbappe me Francën do të synojë mbrojtjen e titullit të kampionit të botës, në Kupën e Botës “Katar 2022” që fillon më 20 nëntor.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova