Mancini e thirri për miqësoren ndaj Shqipërisë, futbollisti i ri: Nuk e dije për ftesën e tij, isha në gjumë

Mancini e thirri për miqësoren ndaj Shqipërisë, futbollisti i ri: Nuk e dije për ftesën e tij, isha në gjumë

Nicolo Fagioli është një nga notat më pozitive të këtij sezoni për Juventusin. Mesfushori përfitoi nga dëmtimet e shumta te bardhezinjtë dhe “detyroi” trajnerin Massimiliano Allegri t’i besonte një fanellë titullari. Dhe, në fakt 21-vjeçari ia ka shpërblyer plotësisht besimin teknikut livornez duke ofruar garanci në një repart që në sezonet e fundit ka rezultuar […]

Mesfushori përfitoi nga dëmtimet e shumta te bardhezinjtë dhe “detyroi” trajnerin Massimiliano Allegri t’i besonte një fanellë titullari. Dhe, në fakt 21-vjeçari ia ka shpërblyer plotësisht besimin teknikut livornez duke ofruar garanci në një repart që në sezonet e fundit ka rezultuar një “gangrenë” për Zonjën e Vjetër.

Falë paraqitjeve pozitive me bardhezinjtë, Fagioli fitoi edhe grumbullimin për herë të parë me kombëtaren e Italisë teksa trajneri Roberto Mancini pritet t’i dhurojë debutimin të mërkurën, pikërisht në sfidën miqësore të Air Albanias ndaj Shqipërisë. Së fundmi, mesfushori foli për emocionet e ftesës së parë nga axurrët, edhe pse u shpreh se lajmin e grumbullimit nuk e mësoi në kohë reale, pasi ishte duke fjetur gjumë.

“Grumbullimi me kombëtaren? As nuk e vura re, isha duke fjetur gjumë sepse vija pas një ndeshje shumë të lodhshme ndaj Veronës. Pastaj më mbërritën menjëherë mesazhet, isha sigurisht shumë i lumtur ashtu si edhe gjithë familja ime. Ishte një ndjesi e mrekullueshme. Kur nis dhe luan futboll, mendon gjithnjë për ditën që mbërrin në kombëtare. Roli në fushë? E kam nisur si trekuartist, por duke parë edhe karakteristikat e mia më kanë spostuar disa metra pas në fushë. Unë ende nuk e kam vendosur ku ndihem më mirë.

Idhull? Sigurisht Del Piero, për mua goli ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 2006 do të ngelet përgjithmonë. Më ka bërë komplimente për lojën apo golat që kam shënuar. Unë inspirohem nga ai dhe Dybala, më pëlqejnë lojtarët e talentuar”, u shpreh Fagioli./ss

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova