Shqetësuese e skandaloze: Reagimet që nxiti deklarata e Kurtit për veriun e Hovenierin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është vështirë të mbahet mend se kur ka qenë në studiot televizive në Kosovë. I pari i Qeverisë kohëve të fundit i ka shpeshtuar intervistat për media të huaja. E në paraqitjen e tij të fundit për një media gjermane, ka lëshuar një deklaratë gogja skandaloze. Bëhet fjalë për atë […]
E si kryeministër që qeverisë vendin, u vlerësua se nuk ishte aspak e hijshme që të thotë se është i painformuar për situatën në veri.
Kështu të paktën po mendojnë analistët politik e personalitete tjera.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti tha se “prej intervistës së Kurtit te FAZ-i po del se ai e ka kuptuar vonë seriozitetin e situatës dhe mundësinë e “përkeqësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme”, sepse s’paska pasur informata sa ambasadori amerikan në Kosovë”.
Hamiti shtoi se është shqetësuese “paaftësia e Kurtit” për t’i kuptuar mesazhet dhe kërkesat e aleatëve të cilat ndërlidhen me dialogun dhe raportet me Serbinë.
Ish-ministrja: Skandaloze nëse Kurti e ka thënë këtë për Hovenierin
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti për gazetën gjermane.
“Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium ndërkombëtar”, ka shkruar ajo për citatin e shkëputur se “ambasadori amerikan ka informacione më shumë rreth situatës në Veri”.
Ndërsa gazetari Valon Syla ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti.
Syla përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe ai ka disa informata për Qeverisjen e tij dhe gabimet e qëllimta të ministrave të Qeverisë.
Gazetari Ilir Mirena, ka ironizuar po ashtu me deklaratën e Kurtit, duke thënë se ai është në terr informativ që nga Rambujeja e këtej.
Edhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ironizoi me deklaratën e të parit të Qeverisë. Zogaj pati si propozim Donika Gërvallën që të merren informata rreth situatës në veri, kjo meqë “ajo e dinte që raketat që ranë në Poloni vinin nga Rusia, e leje me s’po e din se cila është situata në veri”.
Ndërsa Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate e akuzoi Kurtin se i gënjeu deputetët e Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen për targat.
E aktivistja Zana Avdiu rënditi disa pyetje për Kurtin, në mes tyre se “a nënkupton kjo që edhe për demarkacion si ke ditë do gjana, çka i kanë ditë amerikanët? Si ke ditë as për asociacion?”.
Madje ajo tha se Kurti ia ka humbur 10 vjet Kosovës, duke e kritikuar për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes./PERISKOPI/











