Kurti: Dialogu nuk është prioritet numër një për mua

Kurti: Dialogu nuk është prioritet numër një për mua

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk është prioritet i parë i tij – ashtu sic ka thënë në ai. “Sa i përket vëllimit kohor të punës që bëj, dialogu nuk është as prioritet numër një as numër dy, njësoj qysh kam thënë para një viti e gjysmë. Pra nëse shikoni sa orë të […]

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk është prioritet i parë i tij – ashtu sic ka thënë në ai.

“Sa i përket vëllimit kohor të punës që bëj, dialogu nuk është as prioritet numër një as numër dy, njësoj qysh kam thënë para një viti e gjysmë.

Pra nëse shikoni sa orë të punës si kryeministër merrem me dialogun, nuk është në tri të parat.

Edhe për këtë gjë, e kam një zëvendëskryeministër që merret.

Vëllimi kohor dhe përkushtimi im nuk është cka shihet në lajmet televizive, por në punën time të përditshme nuk është ashtu”, ka thënë Kurti. /Periskopi

Kurti në interpelancë për veriun: Në Kosovë ka ndodhë ndryshimi i madh, të gjithë duhet të gëzoheni

Një pjesë e transkriptuar e fjalimit të Kurtit në Kuvend, në interpelancën e sotme për veriun:

Më 23 nëntor të këtij viti, në mbledhjen e qeverisë dhe më 24 nëntor këtu në Kuvend unë kam treguar rrjedhën e takimit në Bruksel më 21 nëntor.

Teksti i prezentuar nga zoti Borrell si draft deklaratë që mëtohej të lëshohej në fund të takimit, kishte paragrafë. Dy nga ta bënin thirrje për përqendrim me urgjencë për normalizim të marrëdhënieve.

Ishte vendosur edhe një afat për marsin 2023. Në parim, ne u pajtuam me këtë ftesë dhe i premë biletat për Bruksel.

Në kuadër të diskutimeve atje, gjithmonë e kemi vënë theksin te propozimi i BE për marrëveshje, jo dialog për proces apo një problem të vogël.

Konvertimi i targave ilegale është e drejtë e qytetarëve të Republikës dhe njëkohësisht obligim, këtë obligim e kemi zbatuar duke paraqitur edhe insentiva financiare për të gjithë ata që bëjnë konvertimin. Janë disa mijëra targa të tilla.

Ne ishim dakord të pezullonim veprimet e mëtejshme, si gjobat, nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave.

Ndodheshim fare pranë tij, për të arritur një deklaratë të përbashkët.

E përsëris që takimi i së hënës nuk ishte i sukeseshëm pasi nga fokusi i propozimi i BE u takua vetëm te veprimet në lidhje me targat.

Në gjykimin tim, dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundshëm pa zhvillimet e së hënës.

U braktis propozimi evropian pikërisht nga ndërmjetësit.

Tani jemi në situatë tjetër, kemi pezulluar veprimet për ti dhënë hapësirë planit franko gjerman. Tani i takon sponsorizuesve të këtij plani, për një afat sa më të shpejtë për normalizimin e marrëdhënieve./Periskopi 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj