Kupa e Botës ‘Katari 2022’ po vjen: Vdekjet e punëtorëve në vendin e punës dhe ‘frika LGBT’

Kupa e Botës ‘Katari 2022’ po vjen: Vdekjet e punëtorëve në vendin e punës dhe ‘frika LGBT’

Kupa e Botës në Katar pritet të fillojë për gjashtë ditë. Tashmë duket se gjithçka është gati për të filluar një kompeticion të madh që mbahet në një vend të vogël dhe me vetëm 3 milionë banorë, shkruan Periskopi. Por, shumë ekspert të sigurisë dhe organizatave që merren me të drejtat e njeriut, organizmin dhe […]

Tashmë duket se gjithçka është gati për të filluar një kompeticion të madh që mbahet në një vend të vogël dhe me vetëm 3 milionë banorë, shkruan Periskopi.

Por, shumë ekspert të sigurisë dhe organizatave që merren me të drejtat e njeriut, organizmin dhe punimet e stadiumeve për këtë Botëror po i vlersojnë si ‘vdekjeprurës’.

Autoritetet në Katar thonë se ka pasur tre vdekje ‘të lidhura me punën’ në kantieret aktuale të ndërtimit të stadiumeve që nga fillimi i punimeve në vitin 2014 – dhe 37 vdekje të tjera jashtë vendit që nuk janë ‘të lidhura me punën’.

Shifrat zyrtare tregojnë 15,000 jo banorë të Katarit vdiqën në vend midis viteve 2010 dhe 2019.

Autoritetet këmbëngulin se kjo shifër është në përpjesëtim me madhësinë e fuqisë punëtore migrante. Por sa prej atyre vdekjeve ishin të lidhura me punën – dhe nëse ajo punë ishte e lidhur me Kupën e Botës – është e diskutueshme dhe e paqartë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se mijëra vdekje janë efektivisht të pashpjegueshme për shkak të mungesës së hetimit. Vitin e kaluar, “The Guardian” zbuloi se 6,500 punëtorë migrantë nga pesë vende – India, Bangladeshi, Pakistani, Sri Lanka dhe Nepali – kishin vdekur midis vitit 2010 dhe 2020, me 69% të vdekjeve midis punëtorëve indianë, nepale dhe Bangladesh që i atribuohen shkaqeve natyrore.

Pavarësisht nga statistikat zyrtare, apo reformat e fundit të punës, aktivistët këmbëngulin se ky turne do të jetë gjithmonë i ‘njollosur me gjak’.

Ndërkohë, organizatorët gjithmonë kanë thënë se të gjithë vizitorët do të jenë të mirëpritur pavarësisht nga raca, feja, gjinia apo seksualiteti, por ata gjithashtu kanë thënë se presin që ligjet dhe kultura e tyre të respektohen, dhe shumë pjesatarë të LGBT thonë se nuk kanë ndihen të sigurtë të shkojnë atje.

Një raport i fundit nga Human Rights Watch duke thënë se anëtarët e komunitetit LGBTQ+ të Katarit u arrestuan dhe u keqtrajtuan fizikisht nga shërbimet e sigurisë të vendit, ka bërë që kjo temë të merret seriozisht.

Mbetet e paqartë se si mund të mbahet një Kupë e Botës në një vend që nuk respekton të drejta e të gjithëve./Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova