KQZ ndan mbi gjysmë milionë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

KQZ ndan mbi gjysmë milionë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, që do të mbahen më datë 18 dhjetor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje për të filluar me përgatitjet për organizimin e tyre. Buxheti i aprovuar nga KQZ për këto zgjedhje është 556 mijë e […]

Buxheti i aprovuar nga KQZ për këto zgjedhje është 556 mijë e 482 euro.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendi për miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve.

Disa nga aktivitetet kryesore të parapara me këtë plan operacional janë si në vijim:

a) Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2022;

b) Afati për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 17 nëntor 2022;

c) Afati për deklarim të partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2022;

d) Afati për paraqitjen e përmirësimeve/korrigjimeve nga subjektet politike fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 26 nëntor 2022;

e) Afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve është më 26 nëntor 2022;

f) Afati për tërheqje të subjekteve politike fillon më 4 dhjetor dhe përfundon më 5 dhjetor
2022; g) Data e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim të kandidatëve dhe subjekteve politike është më 7 dhjetor 2022;

h) Afati për caktimin e kufizimeve të shpenzimeve për fushatë zgjedhore fillon më 15 nëntor dhe mbaron më 19 nëntor 2022;

i) Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillojnë më 8 dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor 2022;

j) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 15 nëntor 2022 dhe përfundon më 13 dhjetor 2022;

k) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 27 nëntor dhe përfundon më 12 dhjetor 2022;

l) Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 24
nëntor 2022;

m) Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 7 dhjetor 2022;

n) Afati për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 29 nëntor dhe
përfundon më 4 dhjetor 2022;

o) Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 2 dhjetor dhe
përfundon më 4 dhjetor 2022;

p) Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 26 nëntor dhe përfundon më 30 nëntor 2022;

q) Afati për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve bëhet më 8 dhjetor 2022;

r) Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 9
dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor 2022;

s) Aplikimi për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon 26 nëntor dhe përfundon më 1 dhjetor 2022;

t) Afati për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të veçanta fillon me 9 dhjetor dhe përfundon më 13 dhjetor 2022;

Në këtë mbledhje, KQZ-ja miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 556 mijë e 482 euro. Ashtu siç kërkohet me ligj, me këtë buxhet planifikohen të dy raundet e zgjedhjeve.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit