Korenica thotë se shkarkimi i tij është penalizim nga deputetët “servil”

Deputeti i LVV-së, Visar Korenica, ka folur rreth shkarkimit të tij nga pozita e koordinatorit në degën e Rahovecit. Ai e ka quajtur penalizim nga deputetët “servil” të LVV-së. “Pas votimit (për Kodin Civil) ka ndodh një lloj le të themi kërkesë për penalizim nga ana e disa deputetëve le të them, servil, disa prej […]
Ai e ka quajtur penalizim nga deputetët “servil” të LVV-së.
“Pas votimit (për Kodin Civil) ka ndodh një lloj le të themi kërkesë për penalizim nga ana e disa deputetëve le të them, servil, disa prej tyre, të cilët janë ballafaqu me kritika në publik. Ka deputet (servil) brenda në parti por edhe në të tjera, s’është diçka e re”, tha Korenica ne Kanal 10.
Para pak diteve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shkarkuar Visar Korenicën nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë, pikë kjo që gjendet në projekt Kodin e ri Civil.











