Korenica i VV’së: Kurti ma kërkoi dorëheqjen, unë s’pranova dhe më shkarkuan

Deputeti i VV’së, Visar Korenica ka thënë se ka pasur takim me kreun e VV’së, Albin Kurti, ku fillimisht i është kërkuar dorëheqja nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij për projekt Kodin e ri Civil. Korenica në emisionin ‘Pressing’ tha se pasi nuk ka pranuar […]
Deputeti i VV’së, Visar Korenica ka thënë se ka pasur takim me kreun e VV’së, Albin Kurti, ku fillimisht i është kërkuar dorëheqja nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij për projekt Kodin e ri Civil.
Korenica në emisionin ‘Pressing’ tha se pasi nuk ka pranuar dorëheqjen, në muajin prill, pas mosvotimit të Kodit Civil i është komunikuar me email se është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec
“Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme të flasë për këtë. Mua më është komunikuar vendimi me email, se kryesia e VV’së ka marrë vendim për me ju liru nga pozicionit të koordinatorit, ju faleminderit për kontributin tuaj deri tashmë
Emaili më ka ardh në muajin prill, pas votimit të Kodit Civil. E kam pas një kontakt me kreun e VV’së dhe përfaqësuesit ku më është komunikuar drejtpërdrejt arsyeja e shkarkimit, në fakt kërkesa për dorëheqje, pastaj pas mospranimit tim, më dërgojnë email që më kanë shkarkuar. Qëllimi kryesor është mosvotimi i Kodit Civil”.
Visar Korenica ka thënë se kryetari i partisë, Albin Kurti nuk ia kishte kërkuar tërheqjen nga gara për kryetar komune, kur në media ishte publikuar një reagim i tij i papërshtatshëm ndaj shtetit të Izraelit.
Korenica ka deklaruar se ishte propozim i tij që ai të tërhiqej nga gara, që ta mos e dëmtonte, siç ka thënë ai, projektin e Vetëvendosjes.
“Për herë të parë dua ta jap një informatë, kur ka dalë kjo në media dhe kur është dashur që të merren Albin Kurti, Visar Ymeri e zyrtarë të tjerë me këtë punë, mua më ka ardhur shumë keq. Jam ndje në atë pozicion që ndoshta është mirë të mos vazhdohet me kandidaturën pë të mos i bërë dëm projektit të VV-së”, ka thënë ai.
“I kam shkruar Albinit, të lutem më jep një sinjal që nëse është dakord që unë të tërhiqem, që të kemi sukses si Lëvizje Vetëvendosje, nuk ka pasur refuzim dhe kjo në të njëjtën kohë dhe kam dalë me deklartatë dhe e kam sqaruar deklaratën. E falënderoj dhe z. Kurti që nuk e ka marrë një hap radikal”, ka vazhduar Korenica.











