Këto janë ndryshimet që i bëri Kombëtarja e Francës në listën e të ftuarëve për Botëror

Këto janë ndryshimet që i bëri Kombëtarja e Francës në listën e të ftuarëve për Botëror

Franca ka thënë në një deklaratë se e falënderon Kimpemben për “shërbimet e tij” Marcus Thuram e ka prerë ftesën e fundit për në skuadrën e Francës që do ta mbrojnë titullin e Botës në Katar derisa edhe Axel Disasi u ftua të hënën pasi që Presnel Kimpembe duhej të tërhiqej. Federata e Futbollit të […]

Marcus Thuram e ka prerë ftesën e fundit për në skuadrën e Francës që do ta mbrojnë titullin e Botës në Katar derisa edhe Axel Disasi u ftua të hënën pasi që Presnel Kimpembe duhej të tërhiqej.

Federata e Futbollit të Francës ka thënë se sulmuesi i  Borussia Mönchengladbach, Thuram, (25) është shtuar në listën e trajnerit të Diedier Deschamps pasi që trajneri kishte ftuar vetëm 25 lojtarë kur e kishte bërë publikimin e skuadrës javën e kaluar, duke lënë një vend të hapur.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Kimpembe, në të njëjtën kohë, ka folur me Deschamps dhe mjekun e skuadrës së Francës në stërvitje të së hënës duke i thënë atij që ai nuk beson se është rikuperuar mjaftueshëm nga lëndimi i thembrës së Akilit.

Franca ka thënë se e falënderon 27 vjeçarin për “shërbimet e tij” dhe sinqeritetin.

Disasi, (24) nuk ka munguar asnjë ndeshje me Monacon këtë sezon. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asiste në të gjitha garat.

Thuram e kompleton sulmin e frikshëm të Francës ku do të jetë aty me Karim Benzema (Real Madrid), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembele (Barcelona), Olivier Giroud (AC Milan), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG) dhe Christopher Nkunku (Leipzig).

Thuram, djali i fituesit të Botërorit 1998  Lilian Thuram, ka qenë i mahnitshëm këtë sezon ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë katër asiste në të gjitha garat.

Skuadra e Francës:

Portierë: Alphonse Areola (West Ham), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Rennes).

Mbrojtës: Lucas Hernandez (Bayern Munich), Theo Hernandez (AC Milan), Axel Disasi (Monaco), Ibrahima Konate (Liverpool), Jules Kounde (Barcelona), Benjamin Pavard (Bayern Munich), William Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano (Bayern Munich), Raphael Varane (Manchester United).

Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Youssouf Fofana (Monaco), Matteo Guendouzi (Marseille), Adrien Rabiot (Juventus), Aurelien Tchouameni (Real Madrid), Jordan Veretout (Marseille).

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Kingsley Coman (Bayern Munich), Ousmane Dembele (Barcelona), Olivier Giroud (AC Milan), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Christopher Nkunku (Leipzig), Marcus Thuram (Borussia Mönchengladbach).

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova