“Katar 2022” një kampionat botëror që zhvillohet për herë të parë në dimër

“Katar 2022” një kampionat botëror që zhvillohet për herë të parë në dimër

Botërori i këtij viti do të zhvillohet në Katar nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. Është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që një turne zhvillohet në stinën e dimrin, duke imponuar ndërprerjen për gati 2 muaj të gjithë kampionateve të mëdha evropiane. Që nga vendimi, organizimi dhe në fund mbajtja […]

Që nga vendimi, organizimi dhe në fund mbajtja e Kupës së Botës, ka shumë pikëpyetje dhe jo pak mistere që rrethojnë FIFA-n dhe Katarin, i cili ia arriti qëllimit përmes korrupsionit, lojërave politike, skandaleve dhe mijëra të vdekurve në punë.

Duke filluar që me Muhamed bin Hamam. Ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe ish-president i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC). I hetuar 2 herë nga organizata botërore e futbollit, fillimisht për korrupsion – në vitin 2011 tentoi të “blinte” presidencën e FIFA-s përmes zarfeve me nga 40 mijë euro ryshfet – dhe më pas për konflikt interesi (para majit të vitit 2011 askush nuk ishte dakord që bin Hamam të ishte si president i AFC, ashtuedhe anëtar i ekzekutivit të FIFA-s).

Në vitin 2014, britanikja “The Sunday Times” pretendoi se kishte zbuluar disa ryshfete me vlerë 5 milionë dollarë, pikërisht në lidhje me kandidimin dhe zgjedhjen më pas të Katarit si vendi pritës i Kupës së Botës 2022. Por a ia vlen botërori gjithë këto shkelje?

Kështu mund të mendojnë Mishel Platini dhe ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi. Më 23 nëntor 2010, Tamim bin Hamad Al Thani – që në vitin 2013 do të bëhet Emir i Katarit – dhe të tjerë drekuan së bashku në Elize, si të ftuar të kreut francez të shtetit.

Ndër të tjera aty u diskutua edhe për blerjen e ekipit të Paris Saint-Germain nga kompania “Qatar Sport Investment”, dhe themelimi i një kanali të ri sportiv. Fakt është se 9 ditë më vonë, Platini do të votojë në komitetit ekzekutivin e FIFA-s në favor të zhvillimit të botërorit në këtë Emirat.

Ndërkohë vitin 2019, Platini u arrestua dhe u mor në pyetje për korrupsion, për shkak të disa konsultimeve të paguara nga FIFA në favor të tij, me vlerë 2 milionë franga zvicerane. Përfitimet kishin ndodhur ndërmjet viteve 1999–2003, por që rastësisht ishin paguar në shkurtin e vitit 2011.

Dy protagonistët e fundit të historisë janë Naser Al-Khelaifi, president i PSG-së dhe Zherom Valcke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s deri në vitin 2016. Arma e krimit:një vilë në Costa Smeralda. Sipërmarrësi nga Katari bleu në vitin 2013 Villa Bianca, ish-rezidencën e Lele Mora.

Këtu përmes një kompanie panameze off–shore, hyn në lojë Valcke, që e mori me qira vilën për shumën 96 mijë euro në vit. Pak kohë më vonë, rrjeti shtetëror BeIN bleu të drejtat për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme të edicioneve 2026 dhe 2030 të Kupës së Botës me një shifër qesharake dhe shumë të dyshimtë:vetëm 480 milionë dollarë. Dyshimi, i lindur nga një investigim i “L’Espresso”, është se në lojë ishte programi dimëror i këtij kompeticioni.

Mijëra të vdekurit gjatë punimeve për stadiumet e reja

Në fund të këtij turneu të madh, ata do të humbasin më shumë do të jenë njerëzit e zakonshëm. Sipas britanikes “The Guardian”, mesatarisht 12 punëtorë emigrantë nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka kanë vdekur çdo javë që nga dhjetori i vitit 2010, qëkur Doha u shpall organizatore e botërorit të këtij viti.

Janë 5927 të ashtuquajturit “skllevërit modernë”, që kanë humbur jetën midis viteve 2011–2020. Sipas ambasadës pakistaneze në Katar, 824 punëtorë të vdekur duhet të shtohen në këtëllogari gjatë 10 viteve të fundit për përshtatjen dhe ndërtimin e stadiumeve të reja.

Në fakt numri i vërtetë i viktimave është dhe më i lartë, sepse deri më sot nuk mund të numërohen ende me saktësi emigrantët e shumtë nga Filipinet dhe Kenia, që kërkojnë një punë, e cila në fund u merr jetën.

Shtatë stadiume të reja, një aeroport, rrugë, transport publik, një hotel dhe madje një qytet krejtësisht i ri, që do të presë finalen e Kupës së Botës. Që të gjitha punime të kryera në më pak se 12 vjet, me çmimin e jetëve njerëzore të shfrytëzuara pa rënë në sy, dhe mbi të gjitha nën sytë e të gjithëve. Edhe nëse besoni (apo besojmë) se jemi të pafajshëm në këtë tragjedi, të gjithë janë fajtorë me heshtjen e tyre.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin