Hoxhaj: PDK-së i duhen ide dhe qëndrime më të qarta

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritika ndaj partisë së tij për opozitbërje. Kështu shprehet ai në intervistën e Ilir Mirenës, që realizohet nga Periskopi dhe transmetohet në T7: Ishte një klimë e betonuar, pro qeverisë Kurtid he mendohej me të madhe që ckado që buron nga qeveria Kurti […]
Kështu shprehet ai në intervistën e Ilir Mirenës, që realizohet nga Periskopi dhe transmetohet në T7:
Ishte një klimë e betonuar, pro qeverisë Kurtid he mendohej me të madhe që ckado që buron nga qeveria Kurti aty është e vërteta absolute. Unë mendoj që PDK dhe LDK, kanë ra pakëz pre e kësaj fryme, i janë nënshtru një fryme të tilled he shpesh kanë bë përpjekje ti përshtaten një situatë të caktuar.
Neve na mungon një ide qendrore se cka duam realisht të bëjmë në këtë vend.
Kjo ide buron nga themelimi i PDK-së, si parti që buron nga lufta, që ka vulën e pavarësisë e shtetndërimit, nuk po them që është meritë e PDK-së por kemi pasë rolin, edhe vulën e dialogut, por edhe dështimet. Mendoj që duhet ta mbrojmë këtë trashegimi, duke mos heq dorë.
Kur politika dhe politikanët i përshtaten opinionit publik, duhet të heqin dorë nga pozitat që kanë.
Ne jemi të obliguar që ti shërbejmë vendit, por kërkesat e elektoratit tonë poashtu, kërkesa e elektoratit të PDK është të mbrohet trashëgimia e saj.
I mungon një ide qendrore se si të sillemi në cështje ditore, javore e vjetore sidomos në politikën e jashtme.
Për PDK, sovraniteti shtrihet në partneritet me SHBA dhe kjo nuk është servilitet.
Dialogu për shembull Kosovë – Serbi është në interes të Kosovës. Kushdo që i beson shtetësisë, duhet ti besojë dialogut.
Për ne sa kemi qenë në qeveri, ma me rëndësi ka qenë marrëdhënia me Serbinë drejt njohjes sesa problemet, Kurti e ka qasjen e kundërt.
Neve pra na vyen një ide qendrore, ku mbrojmë një politikë të jashtme që bazohet në partneritet me Amerikën, Evropën e Shqipërisë, që mbron ekonominë e lirë të tregut, ku themi qartë që jemi për këtë e jo për politika sociale, për politika arsimore./Periskopi












