FIFA bën thirrje për armëpushim njëmujor mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit FIFA, Gianni Infantino, i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të mbajnë armëpushim njëmujor, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit. Duke folur në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, Infantino tha se Kupa e Botës siguron një “platformë unike” për paqe dhe unitet, sepse ngjarja do të […]

Duke folur në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, Infantino tha se Kupa e Botës siguron një “platformë unike” për paqe dhe unitet, sepse ngjarja do të ndiqet nga rreth 5 miliardë njerëz në televizion.

“Kështu që lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës”,tha Infantino në Bali të Indonezisë.

“Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju e keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”, tha ai.

Kupa e Botës nis të dielën në Katar.

Ky vend është përballur me kritika të mëdha, për shkak të shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut, sidomos të punëtorëve që kanë ndërtuar stadiumet.

Kreu i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u ka bërë thirrjeve vendeve që t’i dërgojnë atletët në Katar, bazuar në meritat e tyre sportive, e jo në politikë.

“Ne kemi nevojë për pjesëmarrjen e të gjithë sportistëve që i pranojnë rregullat – edhe nëse vendet e tyre janë në konfrontim”, ka thënë Bach, shkruan REL.

Organizata të ndryshme sportive ndërkombëtare kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe atletëve të saj, pas pushtimit të Ukrainës.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova