Edhe Behgjet Pacolli niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i AKR’së dhe deputeti, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është nisuar për në vizitë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli njoftoi se pritet të marrë pjesë “në një ngjarje me miqtë amerikanë”, teksa nuk bëri të ditur më shumë detaje, shkruan Periskopi. Në anën tjetër, gjatë këtyre […]
Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli njoftoi se pritet të marrë pjesë “në një ngjarje me miqtë amerikanë”, teksa nuk bëri të ditur më shumë detaje, shkruan Periskopi.
Në anën tjetër, gjatë këtyre ditëve drejt Shteteve të Bashkura priten të udhëtojnë edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku është njoftuar për takime të nivelit të lartë me zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit. /Periskopi/












