Dëgjoni një zhurmë papritur në vesh, ja sëmundja që rrezikoni të keni

Dëgjoni një zhurmë papritur në vesh, ja sëmundja që rrezikoni të keni

Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus.Kjo sëmundje prek rreth 10 përqind të popullsisë në botë. Zhurma krijohet në vesh dhe në kokë por dëgjohet vetëm nga personi i prekur. Ekspozimi ndaj zhurmës është i vazhdueshëm dhe shkakton ankth, nervozizëm, probleme serioze me gjumin, madje edhe depresion të […]

Shumë pacientë e kanë të vështirë të përqendrohen nga zhurma thumbuese konstante.

Shkaktarët e Tinitusit ose Tinitit.

Mjekët janë ende të paqartë mbi shkaktarët e saktë të tinitusit. Megjithatë, ata kanë identifikuar ekspozimin e tepërt ndaj zhurmave si një prej shkaktarëve më të zakonshëm të sëmundjes. Sipas tyre, ekspozimi ndaj zhurmave të vazhdueshme gjatë punës, dëgjimi i muzikës me volum të lartë e të tjera si këto janë të rrezikshme për dëgjimin dhe shëndetin e veshëve.

Dylli i Veshëve

Akumulimi i dyllit në veshë është një shkaktar i mundshëm i zhurmës në vesh. Për të zgjidhur këtë problem duhet të shkoni tek mjeku specialist i cili mund të pastrojë siç duhet veshin nga dylli i akumuluar.

Përdorimi i Medikamenteve

Dozat e larta të aspirinës, disa antibiotikë dhe ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë zhurmën në vesh.

Ekspertët thonë se edhe kemioterapia mund të ndikojë negativisht në dëgjim.

Nëse vuani nga zhurmat në vesh, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse medikamentet janë fajtorë për këtë situatë.

Problemet me dhëmbët

Tringëllima e veshit mund të ketë lidhje edhe me ndonjë problem të mundshëm me dhëmbët ose nofullën.

Nëse tingëllima është shfaqur pas një ndërhyrjeje dentare, atëherë duhet të konsultoheni edhe njëherë me dentistin.

Lëndimet në kokë

Nëse tingëllima e veshit shfaqet pas një aksidenti me makinë, ose lëndimi të kokës, atëherë ajo mund të jetë simptomë e ndonjë problemi me nofullën, kokën ose qafën.

Sëmundjet e ndryshme

Zhurma në vesh është ndonjëherë simptomë e ndonjë problemi mjekësor.

Akumulimi jo normal i lëngjeve në veshin e mesit shkakton tingëllimë në vesh.

Hipertensioni dhe diabeti janë identifikuar gjithashtu si shkaktarë të mundshëm të tinitit./AgroWeb.org

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve