“Dardanët” gati për ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, kjo është thirrja e tyre për tifozët

“Dardanët” gati për ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, kjo është thirrja e tyre për tifozët

Në prag të ndeshjes miqësore me Armeninë, “Dardanët” u kanë bërë thirrje anëtarëve të grupit që të jenë të pranishëm në stadium së paku një orë para fillimit të ndeshjes. Ndeshja mes Kosovës dhe Armenisë do të zhvillohet nesër në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” janë vizituar këtë të martë nga disa prej […]

Ndeshja mes Kosovës dhe Armenisë do të zhvillohet nesër në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” janë vizituar këtë të martë nga disa prej futbollistëve të ftuar nga Alain Giresse, si dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pavarësisht karakterit të ndeshjes, tifogrupi kosovar asnjë ndeshje nuk e vlerëson si të rëndësisë së dytë – andaj kanë kërkuar përkrahje të plotë edhe për nesër.

Postimi i plotë nga “Dardanët”:

“Për nesër u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të grupit që deri në ora 17:00 të jenë brenda sektorit tonë të tribunave në stadium.

Ndeshja nis në ora 18:00, ndërsa ne do të jemi aty një orë më herët për t’i përkrahur futbollistët tonë edhe kur ata do të zbresin në fushë për ta bërë stërvitjen e fundit para lojës.

Asnjë ndeshje kur luan Kosova nuk është e rëndësisë së dytë. Njësoj siç gëzohemi për golat e Vedat Muriqit, duhet të gëzohemi nesër edhe për pritjet e Visar Bekajt, e golat e luanëve tanë.

Të gjithë lojtarët kapërcejnë së bashku me ciklin e tyre, por vetëm dashuria për Kosovën nuk është e kapërcyeshme.

Për biletat në ndeshjen kundër Armenisë ju lutem kontaktoni personat përgjegjës që gjenden në qytetet e ndryshme të vendit. Ata do të ju orientojnë se kur dhe si do të bëhet nisja për në Prishtinë.

Për të gjithë ata që vijnë për t’u pajisur me bileta në selinë tonë, ju njoftojmë prapë se Fanclubi ka ndryshuar lokacion.

Besa, besë!

Forca Kosovë!”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova