Daçiq bën thirrje që Kosova të ndahet mes Shqipërisë dhe Serbisë

Daçiq bën thirrje që Kosova të ndahet mes Shqipërisë dhe Serbisë

Tashmë që opsioni i ndarjes ose i shkëmbimit të territoreve është hedhur poshtë, Kryediplomati serb Ivica Daçiq po përpiqet ta kthejë në diskurs, duke kërkuar praktikisht zhdukjen e Kosovës, ose që ajo të ndahet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia në përgjithësi duhet të vazhdojë […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia në përgjithësi duhet të vazhdojë me metodat aktuale  jo të dhunshme në Kosovë, sepse ato janë “më vdekjeprurëset”, dhe se komuniteti ndërkombëtar është më i lënduar nga fakti se serbët nuk janë në institucionet e Kosovës. Daçiq, në një paraqitje në një televizion në Serbi tha se tani shtrohet pyetja nëse autoritetet e Prishtinës do t’i gjejnë disa nga serbët e “vet” për t’i futur në institucione, siç bëri Serbia me shqiptarët në vitet 1990, por ata njerëz nuk e patën, kanë dhe nuk do të kenë mbështetjen e popullit të tyre.

Komentet e Daçiq vijnë në kohën kur Perëndimi është duke provuar ta arrijë një zgjidhje mes palëve nëpërmjet një propozimi që u është u prezantuar e që ka për qëllim krijimi e një raporti të ri ku Serbia do ta pranonte ekzisetencën e Kosovës formalisht edhe pse pa njohje.

Duke folur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, Daçiq theksoi se e vetmja gjë që “mendon se është reale është të pranohet situata aktuale në terren, të dihet se çfarë është serbe e çfarë shqiptare”.

Sipas tij, fajtorët kryesorë për moszgjidhjen e problemit janë ata që nuk pranojnë dhe nuk e kuptojnë se ky është vendimi më i shpejtë dhe më i drejtë.

Daçiq theksoi se Serbia e respekton Marrëveshjen e Uashingtonit ashtu siç respektohet edhe nga Kosova, e cila, sipas tij, e ka shkelur atë duke kërkuar pranimin në Këshillin e Evropës.

“Ne do t’ua kthejmë atyre jo me të njëjtën masë, por dhjetëfish më shumë”, tha Daçiq dhe shtoi se Serbia po punon për tërheqjen e njohjeve, si dhe për t’i bërë disa vende të ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj