Cilët janë 11 lojtarët e mëdhenj që nuk do të luajnë në Botëror?

Cilët janë 11 lojtarët e mëdhenj që nuk do të luajnë në Botëror?

Kupa e Botës 2022 do të fillojë të dielën dhe tashmë emocionet kanë përfshirë lojtarët dhe tifozët. Megjithatë, disa super lojtarë nuk kanë arritur kualifikimin në Kupën e Botës 2022 dhe do ta shikojnë kompeticionin nga televizori. Cilët janë 11 lojtarët e mëdhenj që nuk do të luajnë në Botëror? Donnarumma Portieri nr. 1 i […]

Megjithatë, disa super lojtarë nuk kanë arritur kualifikimin në Kupën e Botës 2022 dhe do ta shikojnë kompeticionin nga televizori.

Cilët janë 11 lojtarët e mëdhenj që nuk do të luajnë në Botëror?

Donnarumma

Portieri nr. 1 i Italisë duhet të shikojë Botërorin e tij të dytë radhazi në shtëpi pas dështimit për të rezervuar vendin e tyre në Katar. Italianët humbën në 2018-ën pasi u eliminuan nga Suedia në play-off, por ata pësuan një goditje edhe më të madhe këtë herë duke humbur gjysmëfinalen e tyre të playoff-it në shtëpi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Reece James

Anglia është kualifikuar, por James u dëmtua në ndeshjen e Championsit kundër Milanit dhe nuk është grumbulluar.

David Alaba

Alaba është lojtari më i mirë i Austrisë. Por austriakët patën një fushatë të mjerueshme kualifikimi, duke përfunduar të katërtit në Grupin F të UEFA-s pas Danimarkës, Skocisë dhe Izraelit.

Andy Robertson

Dështimi i Skocisë për të mposhtur Ukrainën në një gjysmëfinale të play-off-it në qershor do të thotë që Robertson, ndoshta mbrojtësi i majtë më i qëndrueshëm në botë në vitet e fundit, humbi Katarin.

Luis Diaz

Një dëmtim në gju i pësuar në fillim të këtij sezoni pothuajse me siguri do ta përjashtonte Diazin nga Kupa e Botës nëse Kolumbia do të arrinte në Katar, por kombëtarja e tij pësoi një fushatë katastrofike kualifikimi dhe nuk arriti të rezervonte një vend në playoff.

Nicolo Barella

Mesfushori i Interit ishte i jashtëzakonshëm për Italinë gjatë fushatës së tyre të suksesshme në Euro 2020 dhe do të shkonte në Katar si një nga mesfushorët kryesorë në turne nëse Italia do ta rezervonte një vend.

Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit luajti një rol kyç në triumfin e Francës në Kupën e Botës në Rusi 2018, por lëndimi do të thotë se ai do të mungojë këtë herë.

Kvicha Kvaratskhelia

21-vjeçari ka qenë një sensacion për Napolin këtë sezon, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, por me Gjeorgjinë që përfundoi në vendin e katërt nga pesë në Grupin B kualifikues të UEFA-s, ai kurrë nuk iu afrua kualifikimit për në Katar.

Mo Salah

Sulmuesi i Liverpool-it, Salah, ka pasur një vit pikëllues në skenën ndërkombëtare me Egjiptin. Pasi pësoi humbje në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Senegalit në shkurt, Salah më pas humbi një goditje nga penalltia kundër të njëjtëve kundërshtarë në play-offin e Kupës së Botës dhe kështu nuk rezervuan një vend për Botëror.

Erling Haaland

Nuk ka emër më të madh apo yll më të ndritur në futboll tani se Haaland, por sulmuesi i Manchester Cityt humbet Katarin pasi Norvegjia përfundoi e treta në grupin e saj kualifikues. Holanda u kualifikua si fituese e grupit dhe Turqia mundi Norvegjinë në një vend play-off përpara se të humbiste nga Portugalia.

Mudryk

Anësori i Shakhtar Donetsk është një nga talentet më të ndritur që ka dalë nga Ukraina në vitet e fundit dhe paraqitjet e tij në Champions League këtë sezon sugjerojnë se ai do të fitojë një lëvizje të madhe në një ligë të madhe evropiane në muajt në vijim. Ukraina iu afrua kualifikimit në Kupën e Botës pasi arriti në play-off të UEFA-s. Por pasi mposhti Skocinë në Glasgow në gjysmëfinale, Ukraina humbi ndaj Uellsit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova