Aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Peje, ka të lënduar

Një aksident trafiku mes pesë veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona, shkruan Periskopi. Lajmi e ka konfirmuar për Periskopin nga Policia e Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha se gjendja e personave të lënduar është stabile, derisa shtoi se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Prishtinës “Rreth […]
Lajmi e ka konfirmuar për Periskopin nga Policia e Kosovës, Daut Hoxha.
Ai tha se gjendja e personave të lënduar është stabile, derisa shtoi se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Prishtinës
“Rreth ores 17:20 në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë në Vragoli është shkaktuar një Aksident trafiku me lëndime trupore, ku kanë qenë të perfshira 5 automjete. Lëndime trupore kanë kërkuar 5 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin . Si pasoj e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit të rrugës. Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet e nevojshme dhe kanë kryer procedurat e nevojshme”, ka thënë Hoxha për Periskopin.











