Aida Dërguti n’Periskop: Gabuam me gazin lotsjellës – fitorja e Kurtit më 14 shkurt është deformim i demokracisë

Aida Dërguti është e ftuar e radhës e Ilir Mirenës, në intervistën e Periskopit që transmetohet në T7. Një bisedë jashtëzakonisht interesante, znj.Dërguti thotë se ajo dhe ‘ata që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend’ e bënë këtë me kauza të paqena dhe si pasojë e kësaj, nuk do të duhej të ishin më pjesë e […]
“Momentalisht vetëm po i vëzhgoj proceset, jam pa ndonjë angazhim”, thotë Dërguti.
Ajo thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit, që i sollën VV-së dhe Listës Guxo një rezultat prej 51 për qind, ishin një deformim i demokracisë.
“Jemi një shtet i ri që krahas me shtetndërtimin shkon edhe demokratizimi. Që të dyja, nuk kanë ecë siç është më së miri apo siç e kemi paramendu. Zgjedhjet e fundit kanë prodhu një deformim të demokracisë. Në kuptimin e ndërtimit të institucioneve, ku 51 për qind merr të gjitha pozicionet kyçe dhe opozita është jashtë loje në procese të rëndësishme”, thotë ajo.
“Meqë kam pa në procese të mëdha të shtetndërtimit, partitë kanë qenë më të kujdesshme në përfshirjen në këtë proces. Gjatë procesit të negociatave të Vjenës, partitë opozitarë në atë kohë, PDK më duket, pavarësisht pozicionit, i është bashku grupit negociatorë. Mirëpo, tash kemi në pushtet një kombinim të subjekteve le të themi që dolën nga një polarizim i skajshëm në raport me procesin e dialogut, duke akuzuar dhe duke etiketuar secilin për tradhëti dhe tani shohim se ata përballen me të njëjtin proces ku poshtërimi që i është bë partive opozitare me kauza të paqena, prodhoi këtë rezultat. Tani nuk ka ndryshuar procesi i dialogut, kanë ndryshuar protagonist”, thotë Dërguti përballë Mirenës.
“Opozita aktuale, mendoj që koha do ti jap të drejtë në raport me proceset. Nuk kanë qenë destruktiv në raport me dialogun, kanë qenë pjesë e procesit. Tash duke qenë edhe minorë në opozitë, për nga numrat, duke qenë që njohin procesin me të cilin përballen. Mendoj që nuk është e nevojshme të jenë pjesë e dialogut. Ata me sa kam dëgjuar, do të jenë pjesë e votimit të një marrëveshje në Kuvend, pra nuk bëjnë ndonjë pengesë karshi dialogut. Nuk ka gaz lotsjellës nga opozita tani, nuk ka molotovë, tani loja e demokracisë është e tillë. I ke votat për të gjitha pozicionet, i ke tri pozita kyce, tani gjithçka është në dorën tënde”, thotë Dërguti.
A do të nanëshkruajë Kurti Zajednicën, sipas Aida Dërgutit?
“Unë mendoj që ai duhet me marrë përgjegjësinë që i takon. Nëse ke kërku votë dhe ke kërku krejt, ke marrë përgjegjësinë për të qeverisë. Tani nuk ka një dialog tjetër për këtë kryeministër dhe një tjetër për ish kryeministrat. Mendoj që procesi i dialogut ka ecë në një vijë të qartë kah po shkon.
Besoj që opozita në të kaluarën ka qenë jashtëzakonisht polarizuese me mjetet që ka përdorë për të penguar procesin. Tani Kurti nuk ka ku ikë, nuk mund t’i zhbëj proceset që kane ecë. Nuk ka dy Amerika.
(Vetëvendosje sic), Më shumë po duket që në momente të caktuara, duke mos pasë aftësinë e mjaftueshme për të qeverisur, se thanë në fushatë dialogu është piroritet i shtatë. Ndonëse proceset që zhvillohen nuk janë shumë nën kontrollin tonë, hapat e politikes së jashtme përcaktohen edhe nga zhvillimet në nivel ndërkombëtar”, thotë Dërguti, përcjell Periskopi.
Si ndiheni sot Aida Dërguti, që hodhi gaz lotsjellës sa ishte deputete?
“Kam qenë. Mendoj që për atë veprim ndoshta sikur të na kishte dhënë të drejtë…pikërisht për shkak të kësaj, nëse procesi politik do t’na kishte dhënë të drejtë në kauzat tona mbase edhe mjeti i përdorur do të ishte legjitim.
Por në fakt, kauzat tona kanë qenë të humbura dhe ishte lëndim i demokracisë. Dhe mendoj që si të tillë, nuk kemi të drejtë të përfshihemi më në procese zgjedhore.
Ishin vendime radikale dhe kauza të paqena, ishin lëndim i madh i demokracisë.
Nuk mund të shtyesh, ose duhet, për të qenë të sinqertë para opinionit dhe jo të vazhdosh të thuash se ti je fituesi dhe kur vjen në pozicionin që fiton 51 për qind, nuk mund të shtyesh asnjë sepse je humbës moral i kauzave. Për shembull, procesi i dialogut është një proces serioz ku ti ballafaqohesh me një armik shekullor, por je i detyruar të bësh paqe.
Vetëvendosja sot, sipas Aida Dërgutit
“Po shoh zhvillime përbrenda, zëra të pakënaqur individualisht. Por janë njerëz që kanë ardhur kohën e fundit ose më vonë, ndihen të mashtruar nga gjithë ato premtime, por nuk kanë potencialin që të bëjnë ndonjë veprim, ose kanë frikë të bëjnë hapin, të shkëputen ose të dalin.
Aq shumë është demonizu kjo te ne, se nëse je i pakënaqur dhe del, ti je tradhëtar.
Më së paku kam pritë nga deputetja Kica Xhelili se nuk e kam dëgju kritikën e saj, lëvizja e saj ka qenë më pak e pritshme.
Edhe kur kemi dalë na, një pjesë të madhe i ka mbajtë që nuk kanë qenë të gatshëm të ballafaqohen me një linçim publik.
Ka pasë edhe njerëz të tjerë që kanë menduar të dalin, kur kemi dalë ne. Një pjesë kanë menduar që koha do t’iu jap të drejtë. Tani kur kanë kaq shumë pushtet në dorë, ka fillu një lloj demaskimi”, tha Dërguti./Periskopi/












