AC Milan fiton krejt në fund ndaj Fiorentinës, autogoli i lojtarit serb i shpëton ata

AC Milan fiton krejt në fund ndaj Fiorentinës, autogoli i lojtarit serb i shpëton ata

Skuadra e Milanit e ka fituar takimin e xhiros së 25’të në Serie A ndaj Fiorentinës. Kampioni i Italisë ka fituar me rezultat 1-2 në San Siro sonte, duke përfunduar në vendin e dytë me tetë pikë më pak sesa lideri i Serie A, Napoli. Rafael Leao (2’) dhe Nikola Milenkovic (90+3 autogol) shënuan për […]

Kampioni i Italisë ka fituar me rezultat 1-2 në San Siro sonte, duke përfunduar në vendin e dytë me tetë pikë më pak sesa lideri i Serie A, Napoli. Rafael Leao (2’) dhe Nikola Milenkovic (90+3 autogol) shënuan për Milan kurse Barak (28’) shënoi për Fiorentinën. Për Momentin Milan është në vendin e dytë me 33 pikë, 8 më pak se Napoli dhe tri më shumë se Lazio dhe Inter që ndajnë pozitat tre përkatësisht katër

AC Milan ka shënuar fitore dramatike në fund kundër Fiorentinës sonte në San Siro me rezultat 1-2.

Skuadra e Stefano Piolli erdhi të goli i epërsisë shumë shpejt duke shënuar që në minutën e dytë të ndeshjes.

Giroud pasoi tek Rafael Leao që shënoi për rezultat 1-0 në këtë ndeshje.

Pas goli të pësuar Fiorentina ishin më të mirë dhe disa herë rrezikuan. I pari që rrezikoi ishte Saponara në minutën e tetë por që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Milanit.

Megjithatë, goli i barazimit erdhi në minutën e 28-të ku Ikone pasoi të Barak që shënoi gol për barazimin e rezultatit.

Giroud e pati rastin e parë për Milan në pjesën e dytë, ku ai goditi por portieri Pietro Terracciano e priti goditjen e tij.

Në minutën e 60-të Fiorentina për një moment e fitoi një penallti por ishte VAR që e anuloi atë.

Rasti i tjetër për Milan do të vinte në minutën e 72-të ku përsëri ishte Giroud që goditi topin jo mirë dhe ai përfundoi jashtë.

Leao pati rastin tjetër në minutën e 78-të por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Ikone i Fiorentinës ishte afër për t’i kaluar në epërsi mysafirët por portieri i Milanit bëri një super pritje të mirë.

E kur mendohej që ndeshja po shkonte barazim një krosim i Rebic në zonë dhe një dalje jo e mirë e portierit Pietro Terracciano bën që topi të shkonte në trup të Nikola Milenkovic që shënoi autogol në minutën e tretë shtesë të ndeshjes.

Kjo fitore e dërgon Milanin në kuotën e 33 pikë, 8 më pak se Napoli që është në vendin e parë. Fiorentina mbetet në vendin e 10 me 19 pikë.

Milan kthehet me ndeshje të reja në Serie A më 4 janar ku do të luan si mysafir i Salernitanas, kurse Fiorentina do të këtë punë me Monzan në shtëpi po ashtu më 4 janar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova