Granit Xhaka: Zvicrës i jam mirënjohës përjetë, Shqipëria kurrë nuk u interesua për mua

Granit Xhaka: Zvicrës i jam mirënjohës përjetë, Shqipëria kurrë nuk u interesua për mua

Granit Xhaka ka nxjerrë zbuluar Federatën Shqiptare të Futbollit. Ylli kosovar i kombëtares së Zvicrës ka deklaruar sot publikisht se ai së bashku me vëllanë, Taulantin, u përpoqën të afroheshin te Kombëtarja kuqezi nga babai i tyre, Ragipi, por nuk u konsideruan të vlefshëm. Ai ka thënë se më pas nuk pati kurrë interesim nga […]

Granit Xhaka ka nxjerrë zbuluar Federatën Shqiptare të Futbollit. Ylli kosovar i kombëtares së Zvicrës ka deklaruar sot publikisht se ai së bashku me vëllanë, Taulantin, u përpoqën të afroheshin te Kombëtarja kuqezi nga babai i tyre, Ragipi, por nuk u konsideruan të vlefshëm. Ai ka thënë se më pas nuk pati kurrë interesim nga federata shqiptare, ndërkohë që një legjendë e futbollit si trajneri Otmar Hicfeld e kishte bindur të zgjidhte Zvicrën. Në intervistën e dhënë për blogerin Kozak Braci, Granit Xhaka ka rrëfyer me detaje se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Shqipërisë.

JA DEKLARATA E XHAKËS: “Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, kur babai na ka ofruar mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interesim. I vetmi person që më ka thirrur mua në Kombëtaren e Shqipërisë dhe që nuk ia harroj kurrë, madje kam shumë respekt për të, është Lorik Cana. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur: Si është situata? Kaq. Ndërsa prej federatës nuk ka pati kurrë asnjë interesim. Ndërsa me Zvicrën është ndryshe, pasi pata interesim konkret. Isha i ri, nuk pata shumë kohë të mendohem, por duhet të më kuptoni se kur të ulet me ty një trajner legjendar si Otmar Hicfeld, atëherë natyrisht që fillon ta mendosh seriozisht.

A do të kisha pasur kaq shumë sukses në karrierë po të kisha zgjedhur Shqipërinë dhe jo Zvicrën? Kësaj nuk mund t’i përgjigjem, sepse e kam të pamundur. Por, ama mund të them se i jam shumë mirënjohës Zvicrës sepse ka hapur dyert për mua dhe për familjen time. Na kanë pritur shumë mirë dhe u jemi mirënjohës përjetë. Ama kjo nuk do të thotë kurrsesi se Graniti është kundër Shqipërisë. Kurrsesi. Unë jam shqiptar dhe gjakun e kam shqiptar”, tha ai. Ndërkohë, ai ka zbuluar kur ka qenë për herë të fundit në Shqipëri. “Isha atje në 2016-ën për herë të fundit. Kam qenë së bashku me vëllain, Taulantin. Atë e pritën shumë mirë dhe e donin shumë, mua më aneksuan disi…(qesh)”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova