Xhiroja e dytë me super-sfida – nga klasikja te finalistët e Superkupës

Xhiroja e dytë me super-sfida – nga klasikja te finalistët e Superkupës

Xhiroja e dytë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante. Sfida shumë interesante është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që zhvillohet të shtunën. Derbi i vjetër i basketbollit që pritet të jetë shumë interesant. Këto skuadra u ndeshen edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan pejanët 83:76. Të […]

Xhiroja e dytë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Sfida shumë interesante është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që zhvillohet të shtunën. Derbi i vjetër i basketbollit që pritet të jetë shumë interesant. Këto skuadra u ndeshen edhe në çerekfinale të Superkupës, ku fituan pejanët 83:76. Të dy skuadrat e filluan me fitore bindëse kampionatin, ku Prishtina mundi Dritën, kurse Peja triumfoi ndaj Bashkimit.

Finalistët e Superkupës, Trepça dhe Prizreni 16 përballen të dielën në një super sfidë. Mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime nga stinori i kaluar, kurse prizrenasit pasi fituan Superkupën, kanë rritur ambiciet. ‘Xehetarët’ në xhiron e parë mposhtën Golden Eagle Yllin, kurse basketbollistët prizrenas shënuan fitore ndaj Rahovecit.

Golden Eagle Ylli-Bashkimi është një tjetër ndeshje që rikujton takimet e Superkupës, pasi këto dy skuadra u përballen edhe në çerekfinale të Kupës, ku fituan bindshëm therandasit, që shihen favoritë edhe për sfidën e së dielës.

Ndërkohë, dy skuadrat që e nisën me humbje stinorin e ri, Rahoveci dhe Drita do të ndeshen të shtunën. Pas humbjes nga Prizreni 16, përkatësisht Sigal Prishtina, këto dy skuadra shpresojnë në fitoren e parë për këtë edicion.

Takimet do të zhvillohen me 100 shikues, gjithmonë duke respektuar masat anti Covid, si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale. Po ashtu do të kërkohet të kenë certifikatën e vaksinimit (ose njërën dozë) ose të testin PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Ndeshjet transmetohen në Art Motion dhe Kujtesa.

XHIRO II

E shtunë

17:00 Rahoveci – RC Cola Drita

19:00 Sigal Prishtina – Peja

E diel

17:00 Trepça – Prizreni 16

19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova