Vreshtarët fitojnë ndaj gjilanasve

Vreshtarët fitojnë ndaj gjilanasve

Rahoveci ka mundur RC Cola Dritën me rezultat 99:73 (30:17, 20:17, 27:18, 22:21), në kuadër të xhiros së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll. Vreshtarët dominuan në këtë ndeshje, duke arritur fitore të merituar, që ishte e para në këtë edicion, kurse gjilanasit kanë dy humbje në dy ndeshje. Vendasit e nisën […]

Vreshtarët dominuan në këtë ndeshje, duke arritur fitore të merituar, që ishte e para në këtë edicion, kurse gjilanasit kanë dy humbje në dy ndeshje.

Vendasit e nisën ndeshjen mirë, ku e kontrolluan nga fillimi dhe e fituan çerekun e parë 30:17. Periudha e dytë ishte paksa më e baraspeshuar, sidoqoftë, u menaxhua mirë nga basketbollistët e Rahovecit, që e fituan këtë pjesë 20:17, duke shkuar në pushim me epërsi bindëse 50:34.

Rahoveci nuk u ndal dhe vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku e fitoi periodën e tretë 27:18, kurse ajo e fundit ishte vetëm formale 22:21, për të triumfuar me rezultat 99:73.

Te Rahoveci u dalluan Nick Banyard me 26 pikë e 15 kërcime, Milik Yarbough me 24 pikë e 13 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, kurse te RC Cola Drita u dalluan Bardh Jakupi me 21 pikë e 12 kërcime, Qëndrim Demi me 15 pikë e 9 asistime dhe Marcus Mayers me 23 pikë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova