Video/ VAR, i shpëton fytyrën arbitrave shqiptar: 6 ndryshime vendimesh vetëm në tre ndeshje

Video/ VAR, i shpëton fytyrën arbitrave shqiptar: 6 ndryshime vendimesh vetëm në tre ndeshje

Kontestimi i arbitrave ka qenë pjesa e preferuar e pasndeshjeve në futbollin shqiptar, por pas implementimit të VAR gjërat janë zbehur shumë, për të mos thënë janë shuar e kanë lënë pas një problem shqetësuas: gabimet e arbitrave në dy javët e para janë tronditëse. Vetëm në tre ndeshjet e para të javës së dytë […]

Kontestimi i arbitrave ka qenë pjesa e preferuar e pasndeshjeve në futbollin shqiptar, por pas implementimit të VAR gjërat janë zbehur shumë, për të mos thënë janë shuar e kanë lënë pas një problem shqetësuas: gabimet e arbitrave në dy javët e para janë tronditëse.

Vetëm në tre ndeshjet e para të javës së dytë janë korigjuar 6 vendime nga teknologjia në ndihmë të arbitrit. E po flasim këtu për penallti, gola apo kartona të kuq.

Protagonizmi i Video Assistant Referee u duk që në javën e parë, por aty ishim akoma në emocionet e një dickaje të re dhe pak vëmendje iu kushtua sa shpesh e rëndë gabojnë arbitrat. Në javën e dytë të Superiores, që duhet ende të kompletohet me dy ndeshjet e sotme Bajramaj e Ferataj duhet ta falenderojnë sistemin VAR nëse nuk i katranosën ndeshjet e tyre.

Në kryendeshjen e luajtur në Loro Borici, mes Vllaznisë e Teutës, Bajramaj e ndëshkoi Todorovskin me karton të verdhë në fund të pjesës së parë, përpara se VAR ta thërriste për ti dhënë të kuqin. Arbitri e asistenti vazhduan me pakujdesinë e tyre duke akorduar penallti për shkodranët 4 minuta pas rifillimit, por VAR evidentoi një pozicion jashtë loje të Latifit. E në fund pati një gol të Cobës, që mund të mos kishte qenë në pozicion jashtë loje, nëse nuk do të kishte qenë VAR.

Në ndeshjen hapëse të të premtes, mes Dinamos e Laçit, nuk është se shkoi më mirë me arbitrin Ferataj që gaboi keq në dy momente, vendimtare për ndeshjen. Në minutën e 60’ Haxhiu u rrëzua brenda zonës pas ndërhyrjes së Velijas dhe kërkoi penallti. Arbitri vazhdoi lojën, por VAR-i ndërhyri pas dy minutash duke sugjeruar penallti, edhe pse cuditërisht Dinamos arbitri ia mohoi. Në fund, në minutën e 90’ Roganoviç barazoi rezultatin për kurbinasit me kryesorin që gjykoi se Prenga i kishte zënë rrezen portierit Hairzaj. Pas verifikimit në VAR, Ferataj e cilësoi gol të rregullt.

Kaloi një pasdite më të qetë Lata, edhe pse u gënjye nga rrëzimi i Carës, dy hapa pas kontaktit. Arbitri e konsideroi simulim dhe fillimisht nuk bëri shenjë nga pika e bardhë. Por më pas ai u thirr të shihte pamjet e përsëritura në monitor dhe pasi u konsultua edhe me ekspertët në sallën e VAR, ndryshoi vendimin.

 

 

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova