Vazhdon hakmarrja e Albin Kurtit ndaj Dardan Molliqajt

Vazhdon hakmarrja e Albin Kurtit ndaj Dardan Molliqajt

Për Vetëvendosjen, lëvizjen e rritur në rrugë, dikur Policia që ndalte aktivistët opozitarë, ishte vegël e pushtetit. Pushtetit të PDK-së dhe Hashim Thacit. Tash, kur Albin Kurti është në pushtet, dikur krahu i tij i djathtë, Dardan Molliqaj, arrestohet dhunshëm për secilin aktivitet. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së […]

Për Vetëvendosjen, lëvizjen e rritur në rrugë, dikur Policia që ndalte aktivistët opozitarë, ishte vegël e pushtetit. Pushtetit të PDK-së dhe Hashim Thacit. Tash, kur Albin Kurti është në pushtet, dikur krahu i tij i djathtë, Dardan Molliqaj, arrestohet dhunshëm për secilin aktivitet.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së tij janë arrestuar, pasi penguan mbarvajtjen e konferencës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Dy nga aktivistët e PSD-së hyn në sallën e konferencës dhe e ndërpren atë, duke fishkëlluar. Të tjerët, e shkruan “non grata” në një veturë të Eulexit. Molliqaj gjatë arrestimit ishte gjakosur dhe policët po e shtypnin në rrugë atë dhe të tjerët, derisa po prangoseshin.

Protestat dhe kundërshtimi i Molliqajt ndaj veprimtarisë së Eulex-it dhe Tribunalit Special, ështe i njohur. Vecse, më moti e kundërshtonte këtë mision krahas shokëve të tij, që tash janë në pushtet, e njëri prej tyre bart postin e Kryeministrit, shkruan gazetaexpress.

Lëvizja Vetëvendosje, në udhëheqjen e së cilës për disa vite ishte Dardan Molliqaj bashkë me Albin Kurtin e Visar Ymerin, kishin rrotulluar vetura zyrtarë të Eulex-it.

Kanë kaluar disa vite, janë ndrruar pushtete, e Molliqaj ka vazhduar traditën e protestimit me ngjyrë, në rrugë, me fishkëllima.

Por, pushteti i ri nuk është se po tregohet i butë me të gjitha këto metoda të njohura për ta.

Molliqaj me shokët e PSD-së është arrestuar vazhdimisht, disa herë dhunshëm nga Policia.

Dy muaj më parë, në korrik të vitit 2021, ish-zyrtari i lartë i Lëvizjës Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ishte arrestuar po aq dhunshëm. PSD-ja kishte organizuar një aksion ku kundërshtohej tiketa ngjitëse prej 5 eurosh, që ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, kishte vendosur ta fuste në listën e detyrimeve për regjistrimin e veturave. Pas reagimeve, ministria u tërhoq nga ai vendim.

Pamjet e arrestimit të Krasniqit ishin dukur aq të dhunshëm, sa në Facebook, po cenzuroheshin, duke u klasifikuar si pamje të rënda.

Krasniqi, që tash është kritikues i madh i Qeverisë Kurti, më parë ishte arrestuar disa herë si pjesë e LVV-së.

LVV-ja arrestimet e Krasniqit, kur ishte me ta, i quante ‘përndjekje të aktivistëve’.

Në korrik, pas aksionit, prokuroria kishte kërkuar që Molliqaj të mbahej në paraburgim. Për arrestimin, Krasniqi e akuzonte ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclën.

“Pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj. Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook, pas arrestimeve dhe mbajtjes së Molliqajt në stacion.

Pas presionit publik dhe pas akuzave se pushteti po i bënte këto arrestime, reagoi Qeveria e Kosovës.

Qeveria njoftonte se janë suspenduar përgjegjësin e operacionit policor.

“Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhej në reagimin e Qeverisë.

Në dy vitet e fundit, PSD-ja, ka kryer edhe shumë aksione të tjera. Udhëheqja e re e PSD-së erdhi, pas ndarjes së LVV-së, në vitin 2018. Nga aty dolën zyrtarë të lartë, përfshirë Visar Ymerin, Aida Dërgutin, Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiu e Shpend Ahmeti.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit