Tifozët të lumtur që kthehen në tribuna, presin fitoren e Kosovës kundër Greqisë

Tifozët të lumtur që kthehen në tribuna, presin fitoren e Kosovës kundër Greqisë

Pas një kohe të gjatë tifozët dardanë sonte do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës kundër Greqisë. Edhe pse numri i tyre do të jetë vetëm 400 për shkak të pandemisë COVID-19, ata janë të gatshëm për ta dhënë mbështetjen e fuqishme dhe besojnë fuqishëm në një […]

Pas një kohe të gjatë tifozët dardanë sonte do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta mbështetur kombëtaren e Kosovës kundër Greqisë.

Edhe pse numri i tyre do të jetë vetëm 400 për shkak të pandemisë COVID-19, ata janë të gatshëm për ta dhënë mbështetjen e fuqishme dhe besojnë fuqishëm në një fitore të Kosovës.

Liridon Musaj shprehet i lumtur që është pjesë e dardanëve ndërsa thotë se beson fuqishëm te fitorja e Kosovës.

Musaj: Besoj se do të fitojmë

“Na gëzon shumë fakti që jemi dardan së pari, jemi shumë të gëzuar, shumë të lumtur… Ndeshjen besoj se të gjithë shqiptarët do ta kenë një zemër të madhe, do të fitojmë, shpresojmë të fitojmë dhe besojmë më së shumti te fitorja sepse jemi gjak i nxehtë dhe besoj se me gjak do ta fitojmë këtë lojë… Për mendimin tim Greqia nuk do të jep gol hiq së pari pastaj me sa të mundemi,” tha Musaj për KosovaPress.

Bardh Krasniqi thotë se prania e tifozëve në tribuna është një përparësi e madhe derisa thekson se Kosova do të fitojë me rezultat 2-1.

Krasniqi: Kosova fiton me rezultat 2-1

“Është shumë përparësi e madhe dhe mezi po presim të jemi në stadium… Është vendim i duhur se për shkak të pandemisë, është zgjedhje e mirë… Rezultati 2-1 për Kosovën, mendoj”, tha Krasniqi.

Ibrahim Morina thotë për KosovaPress se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë do të prodhojë shumë gola dhe një fitore të Kosovës.

Morina: Pres ndeshje spektakolare dhe fitore të Kosovës

“Është hera ime e parë që po vij në “Fadil Vokrri” dhe po ndihem shumë krenar dhe mezi po pres të fillojë ndeshja… Me shumë gëzim dhe shpresoj që jo vetëm 10 për qind, por 50 për qind, 90 për qind, 100 për qind dhe 1 për qind po të jemi do të japim maksimumin për trimat tanë… Mendoj që ndeshja me Greqinë do të jetë spektakolare, pra shumë gola dhe vetëm fitore,” tha Morina.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë fillon nga ora 20:45.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova