Tensionohet situata, Kryeministri proserb i Malit të Zi pret krerët e Kishës Serbe në Podgoricë

Tensionohet situata, Kryeministri proserb i Malit të Zi pret krerët e Kishës Serbe në Podgoricë

Mitropoliti i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, u largua i shoqëruar nga forcat speciale me helikopter, mes trazirave pas protestave kundër tij. Megjithatë, ai në Podgoricë është pritur ngrohtësisht nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kripokapi, i cili vjen nga linja politike proserbe. Mëngjesin e sotëm, mes flakëve  jashtë manastirit në Cetinë të […]

Mëngjesin e sotëm, mes flakëve  jashtë manastirit në Cetinë të Malit të Zi, u shugurua mitropoliti i Kishës Serbe, Joanikije.

Pas ceremonisë së shugurimit krerët e Kishës Ortodokse Serbe u larguan me një helikopter nga Cetina për në Podgoricë.

Në kryeqytet ai u prit nga kryeministri që vjen nga Fronti Demokratik proserb, i cili, bashkë me një pjesë të madhe të kabinetit të tij qeveritar po merr pjesë në ceremoninë, që tash po mbahet në në Podgoricë.

Në një situatë të tensionuar, me protestues malazezë,  në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Protestuesit malazezë kundërshtojnë ndikimin serb në Malin e Zi, duke kërkuar që të ruhet identiteti i tyre kombëtar, i ndarë nga serbët.

Ata kanë vënë barrikada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastirit e qytetit të Cetinës, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.

Përveç protestuesit me Polici, janë përplasur edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit malazez.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe,  ka akuzuar se këto protesta ishin të porositura për veprime terroriste. Ndërkaq presidenti propërendimor, Milo Gjukanoviq, partia e së cilit ka humbur pushtetin vitin e kaluar, ka përkrahur protestat.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik