Shqipëria U19 barazon edhe miqësoren e dytë ndaj Izraelit

Shqipëria U19 barazon edhe miqësoren e dytë ndaj Izraelit

Shqipëria U-19 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Izraelit U-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, teksa sfida që nisi në ora 10:00 të paradites përfundoi në barazimin 2-2. Në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, një nga investimet më të mëdha të FSHF-së që do të jetë pjesë e […]

Shqipëria U-19 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Izraelit U-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, teksa sfida që nisi në ora 10:00 të paradites përfundoi në barazimin 2-2. Në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, një nga investimet më të mëdha të FSHF-së që do të jetë pjesë e ndeshjeve të Kategorisë Superiore 2021/2022 si edhe Kupës së Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Ishin izraelitët ata,të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të të takimit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke iu afruar në disa raste golit të barazimit, por topi nuk e kaloi vijën e rrjetës kundërshtare.

Në minutën e 59-të të fraksionit të dytë të lojës, gjyqtari i ndeshjes akordon një penallti në favor Izraelit, pasi iu drejtua edhe ekranit të VAR-it për të parë rastin. Izraelitët shënojnë golin e dytë të takimit nga penalltia.

Tetë minuta më vonë, Shqipëria kundërpërgjigjet me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Adrian Neziri, i cili shkurton rezultatin duke goditur nga brenda zonës dhe duke e dërguar topin në fundin e rrjetës kundërshtare.Për golin e barazimit do të mendonte Eljo Toci, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari në minutën e 94-t të takimit.

Këto dy ndeshje i shërbyen teknikut kuqezi Armando Cungu për të testuar dhe për të parë gjendjen e lojtarëve që luajnë në kampionatet jashtë vendit, duke pasur parasysh që trajneri ka pasur pak mundësi t’i shikojë nga afër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Shqipëria U-19 po përgatitet për kualifikueset e Kampionatit Europian, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shqipëri U-19 2-2 Izrael U-19

Formacioni i Shqipërisë: Simoni, Dervishi (Greca 46’), Cehu (Papaj 46’), Bytyqi (Thaleb 46’) , Nerguti, Zenelaj (Asallari 75’), Arapi (Neziri 46’), Bibo (Qefalija 55’), Shpendi (Halilaj 70’), Toci, Cipi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova