Sejdiu për ministrin Vitia: Ia la fajin popullit për asgjësimin e 133 mijë vaksinave

Sejdiu për ministrin Vitia: Ia la fajin popullit për asgjësimin e 133 mijë vaksinave

Analisti politik Dardan Sejdiu, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është njëherësh edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës. Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se Vitia fajin për asgjësimin e 133 mijë vaksinave AstraZeneca ia la popullit. Ai theksoi se nuk mund ta konceptojë si e […]

Analisti politik Dardan Sejdiu, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është njëherësh edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se Vitia fajin për asgjësimin e 133 mijë vaksinave AstraZeneca ia la popullit.

Ai theksoi se nuk mund ta konceptojë si e sheh qeverisjen dikush që i ka mbi 50 përqind.

” Nëse thotë dikush se unë kam kaq vaksina, kam kontratë për 1.2 milion vaksina dhe për këto nuk na tregon një plan dinamik dhe nuk bën një fushatë vetëdijesimi dhe del pas dy muaj më vonë del dhe thotë më duhet t’i asgjësojë 133 mijë vaksina dhe fajin për këtë ia bartë popullit e kam problem të konceptojë dhe perceptojë si e sheh dikush qeverisjen që i ka mbi 50 përqind? “.

Dardan Sejdiu shtoi se pandemia mund të jetë edhe strategji e Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale.

“Pandemia mund të jetë strategji fushate ku numrat fillojnë për të rënë, trendi i vaksinimit është i madh. Dhe mund të thuash pas një muaji ose një muaji ose një muaj e gjysmë kur ne futemi në vrullin e madh të fushatës se unë e kam menaxhuar pandeminë dhe e kam menaxhuar pandeminë mirë”.

Sot gjatë ditës ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media njoftoi se janë hequr nga përdorimi mbi 133 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që ishin donacion nga Norvegjia.

Vitia tha se shkaku për largimin e këtyre dozave ishte skadimi i afatit më 31 gusht.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik