Rio Ferdinandi aspak i impresionuar nga reagimet e Ronaldos: Ulu poshtë

Rio Ferdinandi aspak i impresionuar nga reagimet e Ronaldos: Ulu poshtë

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se do ta kishte urdhëruar Cristiano Ronaldon të ulej poshtë kur portugezi ishte çuar në këmbë në zhveshtore për të dhënë instruksione duke bërtitur në humbjen e Unitedit kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve. Ronaldo, 36-vjeç, shënoi gol në debutimin e tij të dytë për Unitedin […]

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se do ta kishte urdhëruar Cristiano Ronaldon të ulej poshtë kur portugezi ishte çuar në këmbë në zhveshtore për të dhënë instruksione duke bërtitur në humbjen e Unitedit kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo, 36-vjeç, shënoi gol në debutimin e tij të dytë për Unitedin në Ligën e Kampionëve të martën, por goli i tij nuk mjaftoi pasi Young Boys e përmbysen rezultatin për ta fituar ndeshjen hapëse të grupit në çastet e fundit në Bern, raporton Gazeta Express.

Aaron Wan-Bissaka e la Unitedin në baltë pasi u përjashtua nga ndeshja në pjesën e parë me karton të kuq, klubi zviceran e shfrytëzoi këtë epërsi numerike në fushë dhe ia doli ta mundë Unitedin me përmbysje 2:1.

Ronaldo u nxor nga loja në minutën e 72-të, për t’i lënë vend Jesse Lingardit.

Por në vend se të ulej në bankën e rezervistëve si pjesa tjetër e ekipit, Ronaldo qëndroi në këmbë në zonën e trajnerit dhe vazhdimisht u mundua t’i udhëzonte shokët e vet në fushë, duke qëndruar përkrah trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Duke reaguar ndaj sjelljeve të Ronaldos në BT sport pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Unitedit Ferdinand tha: “Nëse unë do të isha trajneri, të jem i sinqertë, do ta urdhëroja të ulej poshtë”.

Ferdinand e fitoi Ligën e Kampionëve përkrah Ronaldos në vitin 2008, gjatë periudhës së parë të portugezit në Old Trafford.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova