Reja i ashpër: Kujt nuk i pëlqejnë zgjedhjet, do rrijë në shtëpi

Reja i ashpër: Kujt nuk i pëlqejnë zgjedhjet, do rrijë në shtëpi

Edi Reja ka deklaruar se përfaqësuesja shqiptare është kthyer në garë për objektiva të rëndësishëm në kualifikuese. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai komplimentoi ekipin, por pranoi se ishte i kënaqur përgjysmë nga sulmi, teksa shpjegoi edhe pse Broja nuk luante titullar. “Kur flitet për Poloninë e 4-1 thuhet se nuk ishim, por kemi […]

Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai komplimentoi ekipin, por pranoi se ishte i kënaqur përgjysmë nga sulmi, teksa shpjegoi edhe pse Broja nuk luante titullar.

“Kur flitet për Poloninë e 4-1 thuhet se nuk ishim, por kemi luajtur më mirë se Polonia. Kemi bërë edhe sot një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më parë pastaj erdhi ky gol që na liroi. Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Vuajtëm sidomos në aspektin fizik, gjithçka e merituam se djemtë ishin të fokusuar me kokë dhe zemër. Në fazën mbrojtëse kemi bërë një ndeshje të mirë, ndërsa përpara me episode, duhet të jemi më konkretë, kemi humbur disa mundësi të mira.

Nuk ka titullarë, ka shënuar edhe Çikalleshi. Çfarë të bëj? Të hedh Brojën, Çikollashin? Ta shohim! Nëse vjen në formë e me kondicion, të shohim se si do të jetë me klubin. Nëse luan titullar duhet marrë në konsideratë. Ai ka aftësi të rëndësishme. Ka një talent dhe hapësirë rritje nga mosha që ka, por duhet përmirësuar në shumë aspekte. Në kombëtare nuk është si klubi, aty ke kohë për gjithçka, por këtu nuk e ke këtë mundësi. Çdo top që merr është një top që duhet ta luash, jo ta humbasësh. Duhet administruar më mirë topi. Ne kemi humbur shumë mundësi, edhe kur shënuam duhej të mbanim më mirë topin, jo ta hiqnim. Një skuadër në avantazh duhet të luajë me më pak presion, por kjo është një ndeshje vendimtare. Po të humbej ishim jashtë, por sot u kthyem në garë dhe treguam se jemi të gjallë.

Çfarë i thashë Brojës? I kam thënë vetëm pozicionin që duhej të mbante dhe sidomos të bënte të dy fazat me top apo jo, se në ato 20 minuta duhet të punojë për ekipin. Ai bëri mirë, edhe duke gjetur pozicionet. Ai duhet të vihet në pozicion që t’u japë lehtësi mesfushorëve. Nëse ai e mëson edhe këtë… trajneri që ka tani nuk e vinte të luante se futbolli ka dy funksione. Kur ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar.

Kemi 28 lojtarë, me raste bëjmë zgjedhje me të tjerë. Të gjithë këtu, nuk ka titullarë e zëvendësues. Unë bëj zgjedhje. Nëse i pranojnë, mirë, përndryshe rrinë në shtëpi.

Objektivi? Do të luajmë shanset tona, tani kemi San Marinon, një ndeshje që duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur. Pasta do të luajmë shanset me Poloninë. Duhet të hakmerremi për humbjen e rëndë. Por kemi ndeshje të rëndësishme, t’i luajmë me radhë, të mundohemi të marrim tre pikët me San Marinon nëse jemi të aftë e pastaj të shohim. Të shohim në çfarë gjendje do të vijnë lojtarët, kush është në formë nuk jemi në kushte që të gabojmë diçka. Ne derisa të ketë shanse, do të luajmë deri në fund shanset tona”, tha Reja.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova