Reja flet para sfidës ndaj Hungarisë, synimi është fitorja

Reja flet para sfidës ndaj Hungarisë, synimi është fitorja

Selektori i kombëtares së Shqipërisë, Eduardo Reja, ka dhënë disa komente para ndeshjes që skuadra e tij e luan përballë Hungarisë. Shqipëria vjen pas një humbje të thellë ndaj Polonisë dhe synon rikuperimin me tri pikë. Para kësaj ndeshje, Reja ka dhënë shumë komente të cilat Periskopi ua përcjell më poshtë. NDESHJA-Kemi një ndeshje për […]

Selektori i kombëtares së Shqipërisë, Eduardo Reja, ka dhënë disa komente para ndeshjes që skuadra e tij e luan përballë Hungarisë.

Shqipëria vjen pas një humbje të thellë ndaj Polonisë dhe synon rikuperimin me tri pikë.

Para kësaj ndeshje, Reja ka dhënë shumë komente të cilat Periskopi ua përcjell më poshtë.

NDESHJA-Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.

OBJEKTIVAT-Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.

HUNGARIA- E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem të lojës, por trajnerët kanë mënyrat e tij të zhvillimit të lojës. Rosi ka një ekip kompetitiv është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje. Kemi lojtar që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj. Nëse ka një analizë preçize, nëse ka statistike ata kanë goditur 5 herë portën dhe kanë realizuar katër.

ANALIZA-Ne kemi bërë gabime dhe nuk ka shkuar gjithçka keq, por sepse kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola thuhet që mbrojtja ka shkuar keq. Nëse analizoni golat nuk është se erdhën nga taktikat që kemi bërë në fushë.

BROJA-Brojën e kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë që ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë, duhet të bëj një analizë dhe do të shoh gjendjen e lojtarëve, dhe do të shoh gjithashtu për lojtarët që do të aktivizoj dhe nesër është dita më e mirë.

NDESHJE DEÇIZIVE– Për të dyja ekipet është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore, në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri është ndeshje vendimtare dhe objektivi jonë është të fitojmë se bën. Objektivi jonë në shtëpi është të fitojmë çdo ndeshje, që do të jetë jetike për ne për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botëror.

UZUNI- Sigurisht në botën e sotme nuk ka nevojë të flas me Uzunin se si është Hungaria apo si luajnë. Ne kemi një staf që bën analiza, Hungarinë e pamë në Europian. Mund të flas me Uzunin për Ferencvaroshin jo për Hungarinë. Uzuni ka shanse të luaj titullar nesër, është shumë i motivuar, mund të luajë nesër në ndeshje, por do të shoh deri nesër sepse nuk e kam vendosur.

TIFOZËT- Sigurisht jam shumë i lumtur që tifozët do të rikthehen në stadium, futbolli është sporti më i adhuruar në Shqipëri dhe nuk ka kuptim pa tifozët. Nëse do ti kemi në stadium do të jetë avantazh për ne, në pandemi ndiheshim bosh pasi dukeshin si miqësore, por jemi të lumtur që janë rikthyer. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova