Pas transferimit te PSG, më në fund zbulohet burofaksi që Messi i kishte dërguar Barçës më 2020

Pas transferimit te PSG, më në fund zbulohet burofaksi që Messi i kishte dërguar Barçës më 2020

E tashmja e Lionel Messit flet frëngjisht, por nga Spanja vjen një lajm ekskluziv që zbulon se si shkuan gjërat mes argjentinasit dhe Barcelonës në fund të sezonit 2019-2020. Mundo Deportivo, në fakt, ka publikuar burofaksin në të cilin Leo i kërkoi zyrtarisht klubit blaugrana që ta lironte falas, në bazë të klauzolës 3.1 të […]

E tashmja e Lionel Messit flet frëngjisht, por nga Spanja vjen një lajm ekskluziv që zbulon se si shkuan gjërat mes argjentinasit dhe Barcelonës në fund të sezonit 2019-2020. Mundo Deportivo, në fakt, ka publikuar burofaksin në të cilin Leo i kërkoi zyrtarisht klubit blaugrana që ta lironte falas, në bazë të klauzolës 3.1 të kontratës.

I datuar më 24 gusht 2020, dokumenti i drejtohej ish-presidentit Bartomeu dhe, së bashku me kërkesën për zgjidhjen e kontratës, përmban edhe arsyet e lojtarit për mosrespektimin e afatit të datës 10 qershor 2020. Për shkak të Covid, në fakt, atë vit sezoni i Barcelonës përfundoi në gusht, por vonesat në kalendar për shkak të pandemisë nuk ishin të mjaftueshme që argjentinasi të largohej nga Katalonja.

TEKSTI I BUROFAKSIT


“Në prezencë dhe në përputhje me dispozitat e pikës 3.1 të kontratës së 25 nëntorit 2017, shpreh vullnetin për të ndërprerë kontratën time të punës si futbollist profesionist me fuqi nga 30 gusht 2020”, thuhet në pjesën e parë të burofaksit të dërguar nga Messi, drejtuar presidentit të Barcelonës. Pastaj një kalim themelor në lidhje me datat dhe afatin e 10 qershorit, një detaj shumë i rëndësishëm i krahut të hekurt mes lojtarit dhe klubit blaugrana. “Në çdo rast, brenda 10 ditëve nga përfundimi i sezonit konkurrues, dhe në përputhje me afatin e rënë dakord për ushtrimin e klauzolës 3.1., në konformitet me përmbajtjen materiale të marrëveshjes sonë, e cila duhet të interpretohet në përputhje me rrethanat e jashtëzakonshme të sezonin 2019-2020, unë ushtroj të drejtën time për t’u tërhequr nga kontrata me efekt nga 30 gusht 2020, me pasojat e parashikuara në dispozitën e lartpërmendur 3.1 – shkruan Leo në burofax për të justifikuar vonesën në kërkesën për zgjidhjen e kontratës -. Përshëndetje të përzemërta, Lionel Andrés Messi”. Arsyetim që me sa duket nuk ishte i mjaftueshëm për të mbyllur menjëherë aventurën në Barcelonë, duke e detyruar Pleshtin të qëndrojë një tjetër sezon në blaugrana para se të transferohej te PSG.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova