Nura: Vota për mua në Skënderaj është votë për PDK-në dhe për Sami Lushtakun

Nura: Vota për mua në Skënderaj është votë për PDK-në dhe për Sami Lushtakun

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar një shkrim dhe një fotografi ku shihet me kryetarin e degës së kësaj partie në Skënderaj, Sami Lushtakun. “Të nderuar qytetarë, këtë padrejtësi që iu bë Sami Lushtakut, jeni ju ata që përmes votës për Partinë Demokratike të Kosovës do ta ndaloni. Vota për mua si […]

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar një shkrim dhe një fotografi ku shihet me kryetarin e degës së kësaj partie në Skënderaj, Sami Lushtakun.

“Të nderuar qytetarë, këtë padrejtësi që iu bë Sami Lushtakut, jeni ju ata që përmes votës për Partinë Demokratike të Kosovës do ta ndaloni. Vota për mua si kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës para së gjithash është votë edhe për Sami Lushtakun.

Furtunat na bëjnë edhe më të fuqishëm! Ne, me votën tuaj do t’ia kthejmë dinjitetin drenicasve!

PDK nuk thyhet!”, shkruan Nura, teksa akuzon presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për ‘abuzim me institucionet e pavarura të shtetit’.

Nura shkruan:

Të nderuar qytetarë të Skenderajt!

Në ditët që po i lëmë pas, ne si Parti Demokratike e Kosovës, por edhe të gjithë ju, përjetuam një goditje të rëndë. Pushteti i instaluar në institucionet e vendit, filloi edhe me abuzimin e institucioneve të pavarura, pikërisht nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Ata, qytetarëve të Skenderajt ua pamundësuan që ta zgjedhin për udhëheqës të komunës njeriun që më mirë se çdokush tjetër i di hallet dhe problemet e tyre.

Ne, si Parti Demokratike e Kosovës, qytetarët e Skenderajt s’i kemi lënë asnjëherë vetëm. Nuk do t’i lëmë as sot, as nesër. Mbi supe do bartim fjalën që ia kemi dhënë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se do qëndrojmë krah tyre e nuk do të lëkundemi nga vlerat dhe idealet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, me kërkesën dhe mbështetjen unanime të të gjitha strukturave të degës së PDK-së në Skenderaj, kam vendosur të kandidoj për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

Kandidimi im nuk është kundër askujt, përkundrazi është alternativë politike – qeverisëse për të cilën qytetarët kanë nevojë dhe do të deshmojmë së është më e mira dhe e vetmja që garanton hapa të sigurt drejt së ardhmes! Të nderuar qytetarë, këtë padrejtësi që iu bë Sami Lushtakut, jeni ju ata që përmes votës për Partinë Demokratike të Kosovës do ta ndaloni. Vota për mua si kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës para së gjithash është votë edhe për Sami Lushtakun.

Furtunat na bëjnë edhe më të fuqishëm! Ne, me votën tuaj do t’ia kthejmë dinjitetin drenicasve!

PDK nuk thyhet!

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot