Ndërpreu konferencën e Trendafilovës, Perolli: Hasëm në dhunë të madhe nga policia

Ndërpreu konferencën e Trendafilovës, Perolli: Hasëm në dhunë të madhe nga policia

Aktivistët e PSD-së e kanë ndërprerë sot konferencën për media të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Ata kanë hyrë në vendin ku po mbahej konferenca, derisa me fishkëllima e kanë ndalur fjalimin e kryetares së Speciales. Një nga aktivistët, Lisjan Perolli, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka treguar se […]

Ata kanë hyrë në vendin ku po mbahej konferenca, derisa me fishkëllima e kanë ndalur fjalimin e kryetares së Speciales.

Një nga aktivistët, Lisjan Perolli, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka treguar se kanë hyrë shumë lehtë në hotelin ku po mbahej konferenca.

Ai ka deklaruar se aksioni para Trendafilovës ka shkuar me qetësi, por që me të dal poshtë hotelit ku po zhvillohej aksioni tjetër i PSD’së, ata kanë hasur në rezustencë.

Sipas tij, poshtë kanë hasur në dhunë të madhe nga ana e policisë.

“Aksioni ka përfunduar shumë shpejt, neve na liruan shumë shpejt, nuk pati rezistencë aspak derisa zbritëm poshtë ku po zhvillohej aktiviteti i dytë, aty hasëm në rezistencë të policisë, hasëm në rezistencë dhe hasëm në dhunë jashtëzakonisht të madhe që ishte në disproporcion me aktivitetin që ishim duke e bërë”, ka thënë ai.

Perolli ka theksuar tutje se Trendafilova përfaqëson një gjykatë të padrejtë e të njëanshme, e cila siç është shprehur, po kalon në heshtje nga pushteti i Vetëvendosjes.

“Fillimisht unë iu drejtova sallës që nuk mund ta lejojmë në qetësi që të kaloj ky raportim sepse besojmë që Trendafilova si kryetare e Gjykatës Speciale rrjedhimisht edhe si përfaqësuese nuk mund të jetë ajo e cila e sjellë drejtësinë në Kosovë, përfaqëson një gjykatë të padrejtë të njëanshme, gjykatë e cila nuk po i gjykon të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe po kalon në heshtje të plotë nga pushteti i Vetëvendosjes”, ka theksuar ai.

Ai është shprehur se për PSD’në është e papranueshme që raportimi i Trendafilovës të kaloj me qetësi.

“Besoj që e kemi bërë të qartë që ne jemi kundër Gjykatës Speciale për shkak se ajo nuk mund ta sjell atë çfarë po kërkohet prej Kosovës që është drejtësia për viktimat në Kosovë. Është bërë e njëanshme teksa vetëm krimet e presopozuara të UÇK’së po i i gjykon për herë të katërt”, ka shtuar ai.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik