Momenti kur vrasësi e kupton se është gjetur trupi i viktimës në transmetim direkt

Momenti kur vrasësi e kupton se është gjetur trupi i viktimës në transmetim direkt

Pamjet tmerruese më poshtë tregojnë momentin kur një vrasës zbuloi se trupi i viktimës së tij është gjetur. Shikoni dy minutat e parë të videos më poshtë. Artikulli vazhdon pas pamjeve.  Më 11 qershor të vitit 2011, Stephen McDaniel u fut vjedhurazi në apartamentin e Lauren Giddings dhe e vrau atë, duke coptuar trupin e […]

Pamjet tmerruese më poshtë tregojnë momentin kur një vrasës zbuloi se trupi i viktimës së tij është gjetur.

Shikoni dy minutat e parë të videos më poshtë.

Artikulli vazhdon pas pamjeve.

 Më 11 qershor të vitit 2011, Stephen McDaniel u fut vjedhurazi në apartamentin e Lauren Giddings dhe e vrau atë, duke coptuar trupin e saj, para se ta hidhte në shportë, transmeton Periskopi.

Disa ditë më vonë, Lauren u raportua si e zhdukur nga miqtë e saj dhe familjarët, me Stephen, i cili ishte komshiu i saj, që u intervistua nga mediet, teksa gjoja ndihmonte në hetimet për ta gjetur vendndodhjen e saj.

Gjatë intervistës, Stephen foli për Lauren, duke thënë se ajo ishte një person i mirë dhe se të dy kishin shkuar në Universitetin e njejtë, ‘Mercer College’ në Gjorgja.

Në një pikë, ai madje sugjeroi se Lauren mund të jetë rrëmbyer derisa po vraponte, pasi kur ai dhe një prej shokëve të saj kishin kontrolluar apartamentin, u duk se asgjë nuk mungonte.

Mirëpo, gjërat morën një kthesë tjetër kur ai e humbi kontrollin pa pritur menjëherë pasi reporterja e pyet rreth një trupi të dyshuar që policia e ka gjetur në një parking makinash prapa shkollës së juridikut.

Stephen McDaniel was interviewed shortly after committing the murder. Credit: TikTok

Stephen, i panikuar, i thotë gazetares: ”Mendoj se duhet të ulem.”

Ai eventualisht rikthehet i përlotur, duke treguar sa rrallë e shihte Laurenin pasi ai po ndiqte orët ‘online’.

Sipas raporteve, pasi policia e kishte etiketuar Stephen si person të interesit, u kontrollua apartamenti i tij.

Gjatë kontrollit, policia gjeti pakon e sharrës që ai përdori për ta coptuar trupin e Lauren, derisa kishte edhe nje celës që të fuste në të gjitha dhomat e ndërtesës.

Policët gjithashtu gjetën të brendshme të Lauren dhe disa shkrime që Stephen i kishte shkruar rreth torturave që u bënte grave.

Më 2014, Stephen eventualisht pranoi vrasjen brutale të Lauren dhe u dënua me burgim të përjetshëm. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik