Ministria e Shëndetësisë inkurajon gratë shtatzëna që të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka inkurajuar gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19. “Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Tutje mjekja Pranvera Zejnullahu Rraci në mesazhin e […]
“Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Tutje mjekja Pranvera Zejnullahu Rraci në mesazhin e saj drejtuar këtyre kategorive tha se vaksinimi është e vetmja mënyrë që të arrijmë të mbrojmë veten dhe të tjerët.
“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”.












