Kosovë – Greqi: UEFA cakton gjyqtarin francez për të ndarë drejtësinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ketë Greqinë si kundërshtare të radhës. Pasi mori një fitore historike në Gjeorgji, Dardanët synojnë të futen në ecuri fitoresh në kualifikueset e Botërorit 2022. Ndeshja e radhës për Dardanët do të jetë në shtëpinë e tyre në ‘Fadil Vokrri’, kundër Greqisë. Për këtë ndeshje, UEFA tashmë ka […]
Pasi mori një fitore historike në Gjeorgji, Dardanët synojnë të futen në ecuri fitoresh në kualifikueset e Botërorit 2022.
Ndeshja e radhës për Dardanët do të jetë në shtëpinë e tyre në ‘Fadil Vokrri’, kundër Greqisë.
Për këtë ndeshje, UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e takimit, përcjell Periskopi.
François Letexier do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, dhe do të ndihmohet nga asistentët e tij Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.
Në dhomën e VAR do të jetë Delajod Willy, kurse asistent i tij do të jetë Thomas Leonard.
Gjyqtari i katërt i takimit që luhet në Prishtinë do të jetë Jeremy Stinat.
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë luhet më 5 shtator, me fillim nga ora 20:45. /Periskopi/












