Kosova sonte përballë Greqisë, ‘Fadil Vokrri’ arenë e përplasjes

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen e madhe kundër Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në Grupin B. “Dardanët” arritën fitoren historike ndaj Gjeorgjisë para tre ditësh, duke realizuar fitoren e parë ndonjëherë në kualifikimet e një Botërori. Në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 pritet të mungojë Elbasan Rashani […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen e madhe kundër Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në Grupin B.
“Dardanët” arritën fitoren historike ndaj Gjeorgjisë para tre ditësh, duke realizuar fitoren e parë ndonjëherë në kualifikimet e një Botërori.
Në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 pritet të mungojë Elbasan Rashani pas një goditje që e mori në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë, teksa pritet startimi i Milot Rashicës.
Ndryshe, vetëm 10% e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët”, protokollin e shtetit dhe stafin organizativ, gjersa të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas, thuhet në komunikatën e FFK-së.












