Kosova merr një pikë në ndeshjen e tmerrshme ndaj Greqisë – Muriqi “hero”

Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të rikonfirmonte – siç Challandes kërkoi – formën e treguar ndaj Gjeorgjisë. Dardanët kanë luajtur baras 1:1 kundër Greqisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Periskopi. Kosova bëri një pjesë të parë mjaft të mirë, por nuk arriti asnjëherë të kërcënonte seriozisht portën kundërshtare. Në minutën e fundit të […]

Dardanët kanë luajtur baras 1:1 kundër Greqisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Kosova bëri një pjesë të parë mjaft të mirë, por nuk arriti asnjëherë të kërcënonte seriozisht portën kundërshtare.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, në aksionin e fundit, Greqia arriti të dërgonte topin në rrjetën e Aro Muric. Ishte Anastasios Douovikas ai që shënoi për golin e grekëve.

Në pjesën e dytë, skuadra e Kosovës ishte totalisht pa ide. Asnjë sulm i rrezikshëm, përveç një rasti të Amir Rrahmanit, kur ai goditi me kokë pas një harkimi nga këndi.

Kosova bëri disa zëvendësime në këtë ndeshje, duke inkuadruar lojtarë si Loshaj, Muslija, Fazliji e Bytyqi, por asnjëri nuk tregoi impaktin që kërkohej, përveç Zymer Bytyqit, që ishte lojtari nga i cili rjedhi goli.

Bytyqi harkoi në zonë, dhe topi gjeti Florent Hadërgjonajn, i cili më pas ktheu topin te Muriqi, dhe ky i fundit me kokë barazoi për 1:1.

Kështu, Kosova shkon në kuotën e katër pikëve, në pozitën e tretë, kurse Greqia ngritët në tri pikë, në pozitën e katërt, me një ndeshje më pak sesa Dardanët. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova